☁️
Tiranë 7°C · Vranët 29 Nëntor 2026
S&P 500 7,297 ▲1.6%
DOW 50,775 ▲1.18%
NASDAQ 24,130 ▲2.31%
NAFTA 83.08 ▼0.72%
ARI 3,669 ▲2.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
₿ CRYPTO
BTC $60,438 ▲ +1.82% ETH $1,668 ▲ +1.27% XRP $0.9462 ▲ +0.87% SOL $72.2400 ▲ +2.53%
S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 % S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 %
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
29 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Dy punonjës të Higjienës Komunale në Shkup sulmohen fizikisht nga një grup personash

Dy punonjës të Higjienës Komunale në Shkup janë sulmuar fizikisht në orët e para pas mesnatës nga një grup personash ende të paidentifikuar. Të dëmtuarit thonë se sulmuesit janë prezantuar si anëtarë të tifo-grupit "Komitët", ndërsa zv.ministri i Brendshëm Astrit Iseni paralajmëron dyshime serioze për motive etnike.

Dy punonjës të Higjienës Komunale në Shkup janë sulmuar fizikisht në orët e para pas mesnatës nga një grup personash ende të panjohur për policinë, njofton Alsat.

Sipas të dëmtuarve, personat që i kanë sulmuar janë prezantuar si anëtarë të tifo-grupit “Komitët”. Të dy punonjësit sulmin e kanë denoncuar në stacionin policor në Karposh.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, në një postim në Facebook thekson se ekzistojnë dyshime serioze që sulmi të ketë motive etnike.

“Të gjitha kapacitetet e nevojshme policore dhe hetimore do të angazhohen për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave. Çdo person që rezulton të ketë marrë pjesë në këtë sulm do të mbajë përgjegjësi para ligjit”, thekson Iseni në postimin e tij.

Deri më tani policia nuk ka njoftuar për persona të identifikuar apo të ndaluar në lidhje me sulmin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.