☁️
Tiranë 6°C · Vranët 29 Nëntor 2026
S&P 500 7,297 ▲1.6%
DOW 50,775 ▲1.18%
NASDAQ 24,130 ▲2.31%
NAFTA 83.08 ▲0%
ARI 3,669 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
₿ CRYPTO
BTC $60,265 ▲ +1.7% ETH $1,664 ▲ +1.23% XRP $0.9439 ▲ +0.79% SOL $71.9900 ▲ +2.22%
S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▲0 % ARI 3,669 ▲0 % S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▲0 % ARI 3,669 ▲0 %
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
29 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

BDI kërkon identifikimin dhe ndëshkimin e komitëve që rrahën dy punonjës shqiptarë të Higjienës Komunale

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj rrahjes brutale të dy punonjësve shqiptarë të Higjienës Komunale në Shkup, natën e 28 Nëntorit. Sipas BDI-së, sulmuesit fillimisht i pyetën punonjësit nëse janë shqiptarë dhe më pas i sulmuan, ndërkohë që ata mbanin uniformat e punës, çka ngre dyshime serioze për motivim etnik. Partia kërkon hetim të plotë, identifikimin dhe ndëshkimin e të gjithë sulmuesve.

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj sulmit fizik ndaj dy punonjësve shqiptarë të Higjienës Komunale në Shkup, të cilët natën e 28 Nëntorit u rrahën brutalisht nga një grup personash që vetë u identifikuan si komitë, njofton Alsat.

Sipas BDI-së, fakti se sulmuesit fillimisht i pyetën punonjësit nëse janë shqiptarë dhe më pas i sulmuan, ndërkohë që ata mbanin uniformat e punës, ngre dyshime serioze për motivim etnik. “Kjo është e papranueshme në një shtet multietnik, ku siguria dhe barazia duhet të vlejnë për të gjithë qytetarët, pa dallim”, thuhet në reagimin e partisë.

BDI kërkon nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, dhe nga ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, përgjegjësi institucionale, hetim të plotë, identifikimin e të gjithë sulmuesve dhe ndëshkimin e tyre.

Në kërkesat e saj, partia rendit identifikimin e plotë të të gjithë pjesëtarëve të grupit që mori pjesë në sulm, hetim të plotë dhe profesional për motivet, përfshirë dyshimet për motivim etnik, ngritjen e procedurave përkatëse dhe ndëshkimin e të gjithë përgjegjësve, si dhe sqarim publik se çfarë masash ka ndërmarrë dhe po ndërmerr MPB-ja për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

“Shqiptarët nuk duhet të kenë frikë të punojnë, të jetojnë dhe të lëvizin të sigurt në kryeqytetin e vendit të tyre!”, thuhet në fund të reagimit të BDI-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.