☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 03 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
₿ CRYPTO
BTC $84,681 ▼ -2% ETH $2,685 ▼ -2.25% XRP $1.4864 ▼ -3.03% SOL $119.3300 ▼ -2.15%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
03 Tet 2026
Breaking
Bota

PHENIAN – Koreja e Veriut lëshon raketë balistike pas kërkesës së Seulit për ndjesë

PHENIAN, 3 tetor /ATSH-AFP/- Pheniani ka lëshuar një raketë balistike drejt Detit Lindor, njoftoi ushtria e Koresë së Jugut, vetëm pak ditë pasi Seuli kërkoi ndjesë për një shpërthim në Zonën e Çmilitarizuar (DMZ), ku u plagosën tre ushtarë koreano-jugorë.

Sipas Shefave të Shtabeve të Përbashkëta, raketa u lëshua nga zona e Wonsanit dhe përshkoi më shumë se 700 kilometra.

Koreja e Veriut ka mohuar përgjegjësinë për shpërthimin e muajit të kaluar dhe e cilësoi dje Korenë e Jugut si “të neveritshme”.

Seuli dhe Komanda e Kombeve të Bashkuara e udhëhequr nga SHBA-ja kanë deklaruar se shpërthimi në DMZ u shkaktua nga mina të vendosura nga Koreja e Veriut në anën jugore të kufirit.

Sipas ministrit koreanojugor të Mbrojtjes, Kang Shin-chul, minat besohet se janë vendosur në kuadër të përpjekjeve të Phenianit për forcimin e kufirit.

Koreja e Veriut ka vendosur gjithashtu mina dhe ka ndërtuar barriera antitank përgjatë kufirit, ndërsa lideri Kim Jong Un e ka cilësuar Korenë e Jugut si “armikun kryesor” të vendit.

Presidenti koreanojugor Lee Jae Myung i kërkoi të enjten Phenianit të rikthehej në dialog, pavarësisht kërkesës së ushtrisë së tij për një ndjesë.

Por Kim Yo Jong, motra e liderit Kim Jong Un, e hodhi poshtë propozimin dhe e quajti atë një “ëndërr të çmendur”, ndërsa kërkesën për ndjesë e cilësoi si “qesharake”.

Lëshimi i raketës është interpretuar nga analistët si një demonstrim force dhe si përgjigje ndaj përpjekjeve diplomatike të Seulit.

“Seuli bëri thirrje për uljen e tensioneve, por Pheniani u përgjigj duke i përshkallëzuar ato”, tha Yang Moo-jin, ish-president i Universitetit të Studimeve të Koresë së Veriut.

Ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut ka paralajmëruar se ushtria ka në dispozicion një sërë masash për t’iu përgjigjur incidentit në kufi.

Ndërkohë, ministri i Unifikimit, Chung Dong-young, ka propozuar bisedime me Phenianin për çështjet përgjatë kufirit, por propozimi është refuzuar nga Kim Yo Jong.

Përshkallëzimi vjen në një moment të ndjeshëm, pasi përpjekjet e fundit të presidentit amerikan Donald Trump për t’iu afruar Phenianit kanë ngritur shqetësime në Seul se Koreja e Jugut mund të lihet jashtë bisedimeve të mundshme për programin bërthamor të Veriut.

Opozita koreano-jugore ka kritikuar gjithashtu presidentin Lee, duke e akuzuar se nuk ka reaguar mjaftueshëm ashpër ndaj Phenianit pas plagosjes së ushtarëve. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.