Shqipëria gati për Finlandën, zbulohet formacioni i mundshëm i sfidës së sotme! Maran i beson eksperiencës së Berishës
Pak orë përpara ndeshjes mes Finlandës dhe Shqipërisë, e cila do të jetë e vlefshme për Ligën C, Grupin 1 të Nations League, komisari teknik kuqezi mësohet se ka vendosur se cilët do të jenë tri lojtarët që do të dërgohen në trubunë.
Sina, Kerjota dhe Qefalija janë zgjedhjet teknike të trajnerit Rolando Maran për të përfunduar në tribunë, ndërsa në dispozicion të listës me 23 lojtarë rikthehen Klisman Cake, Feta Fetai dhe Naser Aliji.
Luis Hasa është larguar prej orësh nga grumbullimi për shkak të temperaturës së lartë që po kalonte.
Sa i përket formacionit në këtë ndeshje Maran pritet që të ndryshojë shumë krahasuar me atë që aktivizoi në San Marino.
Ndryshimi i parë nis nga porta ku Berisha pritet që të marrë vendin e Sherrit edhe pse ky i fundit në Serravalle u përgjigj “prezent” sa herë u thirr në kauzë.
Ndryshime pritet të ketë edhe në mesfushë ku Asllani, Shehu dhe Ramadani do të preferohen të tre që nga minuta e parë. Në sulm Manaj, Uzuni dhe Mehmeti do të ulen në stol pasi Maran preferon Dakun të mbështetur nga Muçi dhe Hoxha.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.