🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 29 Shtator 2026
S&P 500 7,671 ▼0.17%
DOW 51,350 ▼0.26%
NASDAQ 26,798 ▼0.09%
NAFTA 88.94 ▼3.95%
ARI 4,215 ▲1.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $83,519 ▲ +0.11% ETH $2,681 ▲ +0.01% XRP $1.4940 ▲ +0.31% SOL $118.6600 ▲ +0.43%
S&P 500 7,671 ▼0.17 % DOW 51,350 ▼0.26 % NASDAQ 26,798 ▼0.09 % NAFTA 88.94 ▼3.95 % ARI 4,215 ▲1.12 % S&P 500 7,671 ▼0.17 % DOW 51,350 ▼0.26 % NASDAQ 26,798 ▼0.09 % NAFTA 88.94 ▼3.95 % ARI 4,215 ▲1.12 %
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
29 Sht 2026
Breaking
Boterori

Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë n

Mbyllet ndeshja San Marino-Shqipëri për Ligën e Kombeve me një fitore spektakolare të kuqezinjve 0-3 dhe me një festë të dyfishtë, pasi morën dhe vendin e parë në grup pas hapit fals të Finlandes në Bjellorusi.

Anis Mehmeti, Myrto Uzuni në pjesën e parë dhe Rei Manaj në të dytën dhanë fitoren dhe tre pikët. Kombëtarja ngjitet në kuotën e 6 pikëve pas dy fitoreve radhazi.

Tekniku Maran bëri zgjedhjet e tij dhe disa ndryshime në formacionin titullar, krahasuar me ndeshjen kundër Bjellorusisë, që u fitua 2-0 nga kuqezinjtë.

Në portë luajti Sherri, Sina do të debutojë në mbrojtje, ndërsa edhe Mitaj rikthehej në formacion. Gjimshiti dhe Ismajli plotësuan katërshen e mbrojtjes.

Asllani dhe Shehu në qendër të mesfushës. Mehmeti e nisi këtë ndeshje si titullar, ndërsa në sulm Muçi-Uzuni-Manaj, që nuk zhgënjyen.

Rastet:

9′ – Muçi vendos në provë portierin Colombo me një goditje nga distanca!

12′ Muçi përsëri! Sulmuesi i Trabzonit finalizon një kombinim me Uzunin, por diagonalja përfundon jashtë.

16′ Edhe Asllani tenton nga distanca! Topi përfundon pak larg shtyllës së majtë pingule të portës së San Marinos.

20′ Shehu tenton nga hyrja e zonës, por Colombo i mohon golin. Portieri frenoi goditjen e Mehmetit.

21′ Gooool, Anis Mehmeti kalon në avantazh kuqezinjte!

(Video)

27′ Uzuni shënon edhe golin e dytë! Manaj tentoi të gjente golin me një goditje të fortë dënimi, Colombo largoi keq topin duke i dhënë një mundësi të artë sulmuesit të Austin FC.

(Video)

34′ Kristjan Asllani ndeshkohet me te verdhe.

37′ Alen Sherri tregohet i kujdesshëm dhe kontrollon një top të hedhur në zonë nga vendasit.

44′ Mehmeti hyn mirë nga e djathta dhe tenton një goditje me hark, por Cevoli i mohon një gol të sigurt.

45′ Kryesori nga Hungaria akordon 2′ shtesë.

47′ Mbyllet pjesa e parë! Mehmeti dhe Uzuni kanë shënuar golat që vlejnë tri pikë për ekipin e Maran!

-Nis pjesa e dytë San Marino-Shqiperi 0-2

45′ Pjesa e dytë nis me ndryshimme në formacionin kuqezi! Maran i jep minuta Kumbullës, duke e aktivizuar në vend të Gjimshitit!

58′ Sherri shpëton një gol të sigurt! Reflekset e portierit kuqezi i mohojnë golin e parë vendasve.

65′ Rei Manaj shënon golin e tretë dhe vulos fitoren e kuqezinjve! Numri shtatë përfitoi nga largimi i dobët i topit nga mbrojtja dhe portieri vendas

(Video)

66′ Maran përfiton për të ndërhyrë në formacion. Hoxha dhe Shpendi i marrin vendin respektivisht Muçit dhe Manajt.

Minuta ku Shqiperia kontrollon lojen dhe rezultatin, zevendesime të tjera nga skuadrat.

74′ Qefalija debuton me ngjyrat kuqezi duke i marrë vendin Shehit.

91′ Sina tenton një goditje me kokë nga një pozicion i vështirë.

Mbyllet ndeshja me fitoren me shifrat 3-0! Shqiperia ne vendin e pare ne Grup

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.