☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.88 ▲0.77%
ARI 4,203 ▼1.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,554 ▼ -1.95% ETH $1,632 ▼ -2.11% XRP $1.1212 ▼ -2.83% SOL $64.6300 ▼ -1.78%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Rajoni

Ligji i luftës me Greqinë, ministri i Jashtëm Kotzias: Ka dy zgjidhje

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, i ftuar në një panel gazetarësh në një emision të televizionit publik “ERT” ka deklaruar se problemi kryesor që duhet të zgjidhet pozitivisht me Shqipërinë është ligji i gjendjes së luftës midis dy vendeve, duke parashtruar edhe dy opsione ligjore, me të cilat mund të procedohet: ose me një dekret nga ana e presidentit, ose me një dekret të miratuar nga Parlamenti grek.

Ndërkohë, pyetja e bërë nga gazetarët, nëse në negociatat me homologun e tij Bushati është diskutuar dhënia e dëmshpërblimeve për pasuritë e shtetasve shqiptarë të vënë në sekuestro konservative si pasojë e gjendjes së luftës, nuk ka marrë përgjigje.

Kotzias ka deklaruar gjithashtu se, Athina mund të fillojë procesin e zgjerimit të territorit ujor të Greqisë, nga 6 deri në 12 milje detare, fillimisht nga deti Jon, duke përdorur kështu për herë të parë legjislacionin që rrjedh nga Konventa për të Drejtën e Detit.

“Kam thënë se për kufirin detar, ne do të procedojmë në përcaktimin pjesë-pjesë të zonës detare greke. Duhet të dini se, sipas së Drejtës Ndërkombëtare, çdo zgjerim i zonës detare kombëtare, për shembull nga 6 në 12 milje, do të thotë edhe zgjerimi i territorit sovran të Greqisë. Sepse dallimi midis Zonës Ekonomike Ekskluzive dhe kufirit detar është se, Zona Ekonomike Ekskluzive ka të bëjë me të drejtën e shfrytëzimit, por jo me sovranitetin. Dhe duhet ta dini se, zona detare kombëtare ka një rëndësi të madhe për përcaktimin e ZEE-ve me të gjitha vendet. Veçanërisht me Shqipërinë. Është e rëndësishme nëse fillon të përcaktosh ZEE-të nga 6, ose nga 12 kilometra”, shpjegoi më tej Nikos Kotzias.

Gjatë intervistës prej gati dy orësh, Kotzias ka përmendur gjithashtu faktin se duhet të ndryshojnë pozitivisht marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe grekëve, ndaj dhe e ka quajtur përsëri një hap pozitiv nënshkrimin e marrëveshjes për varrezat e ushtarëve grekë në luftën me Italinë, si dhe rindërtimin e Kishës së Shën Athanasit në Himarë.

Top Channel

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.