🌤️
Tiranë 9°C · Kryesisht kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 113.55 ▲1.01%
ARI 4,688 ▲0.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $68,869 ▼ -0.51% ETH $2,115 ▼ -0.45% XRP $1.3230 ▼ -0.8% SOL $79.9900 ▼ -3.08%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 113.55 ▲1.01 % ARI 4,688 ▲0.07 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 113.55 ▲1.01 % ARI 4,688 ▲0.07 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
07 Apr 2026
Breaking
Parlamentare

Ligji i ri i informimit, me standarde evropiane

salla-e-kuvendit1-504x350Ligji “Për të drejtën e informimit” u publikua të premten në Fletoren Zyrtare, pas miratimit në Kuvend më 18 shtator 2014. Ky ligj, i bazuar në modelet më të përparuara të vendeve evropiane, pritet të garantojë rregulla konkrete për mbrojtjen dhe shndërrimin e të drejtës së informimit në një të drejtë reale dhe lehtësisht të zbatueshme në praktikë.
Risitë kryesore që sjell ligji i ri, me ligjin që ishte në fuqi, janë si vijon:
 Përcaktimi i kompetencave të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, për mbikëqyrjen e zbatimit të këtij ligji nga organet e administratës publike, për hartimin e programeve të transparencës, për shqyrtimin e ankesave, si dhe për vendosjen e dënimeve administrative;
 Mbrojtja e së drejtës për informim që ka çdo qytetar, pa qenë nevoja të sqarojë motivet;
 Rregullimi i përgatitjes, miratimit dhe rishikimit të programeve të transparencës;
 Rregullimi i njohjes me informacionin/dokumentin zyrtar publik;
 Krijimi nga autoriteti publik i një regjistri të posaçëm, ku pasqyrohen të gjitha kërkesat për informim dhe informacionet e dhëna në përgjigje të tyre;
 Parashikimi i kufizimit të së drejtës për informim;
 Parashikimi i shkeljeve dhe sanksioneve administrative në fushën e të drejtës për informim;
 Rregullimi i kompetencave dhe procedurave për shqyrtimin e ankesave në rastet e cenimit të së drejtës për informim.
Ligji “Për të drejtën e informimit” është përgatitur duke konsultuar modelet më të mira evropiane, në veçanti me modelet e vendeve të rajonit si, Kroacia, Maqedonia, Serbia, të cilat kanë hartuar ligje bashkëkohore për të drejtën e informimit. Gjithashtu, ligji i ri është hartuar me konsulencën e Fondacionit SOROS.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.