Ligji për financimin e partive, më shumë mandat kontrolli audituesve të KQZ-së
Transparenca brenda partisë dhe jashtë saj për financat është ende në tryezën e diskutimeit parlamentar, ndërkohë që aktorë të interesuar zbulojnë mekanizmat që po diskutohen. Mes tyre forcimi i auditit brenda Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
“Edhe Komisioni i Venecias kërkon që ky institucion ose ajo struktura e posaçme e cila do të krijohet në varësi të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve të jetë një trup independente edhe të ketë garanci që mos jetë peng i politikës në kontrollin. Tashmë hapet rruga që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bazuar në cilësimin që do të bëjë pikërisht ligji për financimin e partive politike është që si dhe sa duhet ta kryej Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve këtë me kapacitetet, me paratë dhe me mbështetjen financiare. Këto auditues do t’i jepet e gjithë e drejta që të komunikojnë ndoshta dhe me institucionet”.
Pamja tjetër e ligjshmërisë së financimit të partive është edhe brenda vetë partive.
“Ka dhe një portal online i cili do ta ndihmojë shumë për të gjithë aktorët të cilët duan të shikojnë se çfarë ndodh me qarkullimin e parave brenda partive në aktivitet vjetor dhe posaçërisht për zgjedhjet, dhe do të shikojmë si do të kombinohen këto. Janë të detyruar ta bëjnë këtë lloj deklarimi në këtë portalin që do të menaxhohet dhe do të krijohet pikërisht dhe posaçërisht nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”.
Një fizionomi e qartë e asaj se si do të sigurohet financimi i ligjshëm i partive prek në diskutimet aktuale edhe shpërndarjen e fondeve.
“Ka një lloj tendence që ndarja që bën Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve një 5% nga buxheti i shtetit të rishikohet edhe njëherë në mënyrën e formulës së shpërndarjes së komisionit qendndror. Mos të ketë një lloj meritokracie për të ndihmuar dhe partitë e vogla dhe partitë e reja që mos të ketë një disbalancë në ndarjen e partive të mëdha parlamentare me partitë që hyjnë rishtaz në parlamentin e Shqipërisë”.
/RTSH/



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.