Lilo habit Greqinë, Pilo thyen pritshmërinë
Dy shqiptarë po surprizojnë në elitën grek. Klidman Lilo është futbollisti që ka regjistruar përmirësimin më të madh të nivelit në Superligën greke këtë sezon. Portieri shqiptar kryeson renditjen e bazuar në vlerësimin “Elo”, duke regjistruar një rritje prej 113 pikësh.
Paraqitjet e tij me OFI-n kanë bërë që Lilo të lërë pas në këtë klasifikim edhe futbollistë me eksperiencë të konsiderueshme në futbollin grek dhe ndërkombëtar.
Rritja e ndjeshme e vlerësimit Elo është një tregues i progresit të tij dhe i paraqitjeve pozitive të regjistruara gjatë këtij sezoni. Në këtë statistikë spikat edhe OFI, që është një prej skuadrave me më shumë futbollistë që kanë përmirësuar ndjeshëm nivelin e tyre. Megjithatë, në krye të renditjes qëndron pikërisht Lilo, duke e bërë shqiptarin emrin kryesor të kësaj liste.
FUTBOLLISTËT QË KANË TEJKALUAR PRITSHMËRITË
Krahas lojtarëve me rritjen më të madhe të nivelit, në Superligën greke ka edhe një grup futbollistësh që kanë regjistruar paraqitje mbi pritshmëritë dhe kanë arritur vlerësime të rëndësishme “Elo”.
Mes tyre spikasin edhe emra të njohur të kampionatit grek. Një prej tyre është shqiptari Stavros Pilios, i cili aktivizohet te AEK-u dhe ka treguar një nivel të mirë gjatë këtij sezoni. Të dhënat e këtij klasifikimi evidentojnë kështu disa prej futbollistëve që kanë bërë hapin më të madh përpara në kampionatin grek, me Klidman Lilon që qëndron në krye dhe përfaqëson emrin shqiptar më të spikatur të kësaj renditjeje.
PANORAMASPORT.AL



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.