☁️
Tiranë 14°C · Vranët 18 Nëntor 2026
S&P 500 7,341 ▼1.03%
DOW 50,759 ▼1.64%
NASDAQ 24,328 ▼0.74%
NAFTA 85.89 ▼0.14%
ARI 3,856 ▼0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728 EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728
₿ CRYPTO
BTC $65,065 ▲ +0.34% ETH $1,828 ▲ +0.66% XRP $0.9857 ▲ +3.62% SOL $75.1500 ▲ +5.82%
S&P 500 7,341 ▼1.03 % DOW 50,759 ▼1.64 % NASDAQ 24,328 ▼0.74 % NAFTA 85.89 ▼0.14 % ARI 3,856 ▼0.21 % S&P 500 7,341 ▼1.03 % DOW 50,759 ▼1.64 % NASDAQ 24,328 ▼0.74 % NAFTA 85.89 ▼0.14 % ARI 3,856 ▼0.21 %
EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728 EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728
18 Nën 2026
Breaking
Abissnet Superiore

Nuk e lagin që në prill, transferta tabu për kuqeblutë e Vllaznisë

Vllaznia do të kërkojë në transfertën ndaj Partizanit fitoren e parë jashtë fushe për sezonin 2026-27. Në kuadër të javës së 12-të të kampionatit, kuqeblutë do të udhëtojnë drejt kryeqytetit me objektivin e qartë për të thyer një seri rezultatesh që deri tani nuk i ka lejuar të shijojnë suksesin larg Shkodrës. Pas 11 javësh, skuadra shkodrane ende nuk ka marrë tri pikët në transfertë dhe sfida me Partizanin shihet si një tjetër mundësi për ta ndryshuar këtë situatë.

Bilanci i Vllaznisë në ndeshjet jashtë shtëpisë këtë sezon tregon qartë vështirësitë e hasura. Shkodranët kanë marrë një barazim 1-1 ndaj Elbasanit, ndërsa më pas kanë pësuar humbje 2-0 përballë Laçit dhe 3-1 ndaj Egnatias. Në transfertën e radhës erdhi një tjetër disfatë, 2-1 kundër Vorës, ndërsa së fundmi kuqeblutë barazuan 1-1 me Skënderbeun. Pesë ndeshje jashtë fushe dhe asnjë fitore, një statistikë që skuadra e drejtuar nga Laszlo kërkon ta ndryshojë sa më shpejt.

Pikërisht për këtë arsye, sfida me Partizanin merr një rëndësi të veçantë për Vllazninë. Në këtë pikë të kampionatit, objektivi nuk duket të jetë më thjesht sigurimi i një rezultati pozitiv, por marrja e tre pikëve. Një fitore në kryeqytet do t’i jepte skuadrës jo vetëm pikët e nevojshme në renditje, por edhe një shtysë të rëndësishme morale për vazhdimësinë e kampionatit, sidomos pas rezultateve jo bindëse të regjistruara në transfertat e deritanishme.

Vllaznia, ndërkohë, ka një tjetër statistikë për të thyer. Suksesi i fundit në transfertë në kampionat daton në sezonin e kaluar, në javën e 30-të, më 4 prill 2026. Dhe ironia e fatit është se kundërshtari ishte pikërisht Partizani. Në atë përballje të zhvilluar në kryeqytet, shkodranët triumfuan me shifrat 0-2, duke marrë një nga fitoret më të rëndësishme të fazës së fundit të kampionatit. Heroi i asaj ndeshjeje ishte Dodaj, i cili realizoi të dy golat e Vllaznisë, duke i dhënë skuadrës tre pikët në një transfertë që tashmë rikthehet në vëmendje.

Që nga ajo mbrëmje, kuqeblutë nuk kanë mundur të përsërisin një sukses jashtë Shkodrës në kampionat. Prandaj, përballja e radhës me Partizanin vjen edhe si një mundësi për të mbyllur një seri të gjatë pa fitore në transfertë.

Në kampin shkodran tashmë duket se synimi është i qartë: vetëm fitorja. Vllaznia kërkon të largohet nga kryeqyteti me pikët e plota dhe njëkohësisht të rikthejë besimin në aftësinë për të fituar edhe jashtë shtëpisë. Përballë do të jetë një Partizan që e bën sfidën të vështirë, por kujtimi i suksesit 0-2 të prillit të kaluar mund të shërbejë si një pikë referimi për kuqeblutë, të cilët kërkojnë ta përsërisin historinë edhe këtë herë.

PANORAMASPORT.AL

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.