☁️
Tiranë 15°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 90.06 ▼1.34%
ARI 4,873 ▲0.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,598 ▲ +0.42% ETH $2,334 ▼ -1.26% XRP $1.3607 ▼ -0.26% SOL $83.7700 ▼ -2.47%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 90.06 ▼1.34 % ARI 4,873 ▲0.48 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 90.06 ▼1.34 % ARI 4,873 ▲0.48 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
15 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

Linja hekurudhore Kërcovë-Lin, respektivisht Maqedoni-Shqipëri financohet nga BE

Përfaqësuesit e BE-së më 30 nëntor,  prezantuan përfundimin e përpunimit të projektit për linjën hekurudhore Kërcovë-Lin, respektivisht Maqedoni-Shqipëri. Për këtë projekt BE-ja ka siguruar 7,7 milionë euro për përpunimin e dokumentacionit të hollësishëm projektues dhe dokumentacionit të tenderit për ndërtimin e linjës së re hekurudhore në gjatësi prej 63 kilometrave.

“Kjo është vërtet e rëndësishme për zhvillimin socio ekonomik të Evropës dhe paraqet ambicie të sigurt të BE-së që ti lidh të gjitha tregjet dhe qytetarët. Që të përmbyllet ky projekt i rëndësishëm duhet ti ndërtojmë të gjitha pjesët që mungojnë dhe ti zgjidhim problemet në infrastrukturë. Si përfundim dua të them se lidhja dhe transporti janë në nivel të lartë të agjendës së BE-së ndërsa janë financuar me IPA fonde. Thuajse 9 milionë euro janë dedikuar për periudhën deri në vitin 2020”, deklaroi Samuel Zhbogar, BE.

Ministri i transportit dhe lidhjeve Goran Sugarevski tha se për përfundimin me sukses të këtij projekti është e nevojshme një shumë prej 500 milionë euro, që pa mbështetjen e BE-së do të jetë vështir i realizueshëm.

“Nga pala shqiptare tashme ekziston hekurudhë deri në vendbanimin Lin, prandaj ne na mbetet ta ndërtojmë pjesën që mungon duke vendosur këtë projekt si prioritet I yni. Pasi që bëhet fjalë për ndërtimin e një hekurudhe të re vlerësimet janë se vlera e projektit do të kap shumën rreth 500 milionë euro. Dëshiroj të apeloj miqtë tanë të BE-së dhe euroambasadorin Zhbogar fuqimisht të na mbështesin në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm për Maqedoninë por edhe gjithë rajonin”, u shpreh  Goran Sugarevski, ministër i transportit dhe lidhjeve.

Linja e re hekurudhore duhet të fillojë para stacionit hekurudhor në Kërçovë dhe do të shtrihet nëpër komunat Kërçovë, Debarcë dhe Strugë deri tek kufiri me Republikën e  Shqipërisë. Me lidhjen hekurudhore të Maqedonisë me Shqipërinë pritet që dy vendet të kenë qarkullim më të shpejtë mallrash dhe njerëzish. Parashikimi më optimist është që hekurudha drejt Shqipërisë të përfundojë deri në vitin 2022. Projektin e kreu konsorciumi i kryesuar nga kompania spanjolle “Tipsa”, në bashkëpunim me Ministrinë e transportit dhe NP HM Infrastruktura.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.