Te ndryshme

Lista me qytetet më të mira në botë për të studiuar

Për të katërtin vit radhazi, Parisi kryeson sërish listën e qyteteve më të mira në botë për të studiuar.

Por cilët janë ata faktorë që e shndërrojnë një qytet në destinacionin e shumëkërkuar nga një numër i madh studentësh. Sipas një studimi të kryer nga organizata e rankimit të universiteteve “QS Best Student Cities”, qytetet më të kërkuara nga studentët ishin ato që kishin një apo në rastin më të mirë disa nga faktorët e mëposhtëm:

  • Numrin më të lartë të universiteteve;
  • Cilësinë e mësimdhënies;
  • Madhësinë e tyre;
  • Shumëllojshmërinë e studentëve nga shtete të ndryshme;
  • Turizmin që të ofron ky qytet;
  • Tarifa të ulëta shkollimi;
  • Nivel të lartë të punësimit dhe nivelin e përballueshëm i jetesës.

Parisi ka 18 universitete dhe në këtë pikë, atij ia kalon me vetëm një universitet më shumë Londra, por gjithsesi kjo e fundit nuk mban vendin e parë në këtë renditje.

Edhe pse Parisi konsiderohet si një prej vendeve, ku niveli i jetesës është shumë i shtrenjtë, (ai renditet si qyteti i 25 më i shtrenjtë në botë), një gjë e tillë kompensohet nga tarifat shumë të ulëta të studimit, ndër më të ulëtat krahasuar me shumë qytete të tjera.

 

  1. Melburni

I dyti renditet qyteti me diell i Melburnit. Një numër i madh studentësh e zgjedhin Melburnin si destinacionin e tyre për të studiuar, sepse aty niveli i papunësisë është shumë i ulët dhe gjithkush prej tyre shpreson se mund të gjejë një punë shumë lehtësisht si gjatë periudhës së studimeve, ashtu edhe pas diplomimit. Ai renditet i dyti sepse është edhe një prej qyteteve me klimën më të preferuar.

  1. Tokio

Vitin e kaluar, Tokio u rendit i shtati ndër 10 universitetet më të preferuara nga studentët, ndërsa këtë viti ai është ngjitur në renditje, duke dalë i treti, ndërsa në kontinentin aziatik, ai renditet i pari.

Këtu ndodhen 13 universitete të cilat të ofrojnë mundësi të shumta zgjedhje. Ky qytet renditet edhe si një prej qyteteve më të vizituara. Tokio është edhe qendra financiare e botës, gjë kjo që nënkupton s[e studentëve mund t’u jepen mundësi të shumta profesionale pas diplomimit.

  1. Sidnei

Sidnei renditet me vetëm 3 pikë më pak poshtë Tokios. Ai nuk ka po të njëjtin numër të lartë universitetesh me Tokion, por mban vendin e katërt në këtë renditje, sepse është një nga qytetet më të preferuara jo vetëm të studentëve, por edhe të shumë grupmoshave të tjera. Ai konsiderohet edhe një prej qyteteve më të mira për të jetuar, për shkak të klimës me diell, aktiviteteve të ndryshme kulturore dhe plazheve të shumëllojshme.

  1. Londra

Mbase të shumtë mund të jenë ata që janë befasuar nga renditja e Londrës në vend të pestë. Gjatë 2014, ajo renditej e dyta, ndërsa sivjet ra 3 vende më poshtë. Për sa u përket numrit të universiteteve, ai mban vendin e parë me 19 universitete, dy prej të cilëve janë në dhjetëshen e universiteteve më të mira në botë. Londra është zgjedhja e shumë studentëve, sepse ajo konsiderohet edhe si qyteti i kulturave të ndryshme. Por kostoja shumë e lartë e jetesës si dhe tarifat e larta të universiteteve e bëjnë atë të papërballueshme nga shumë studentë.

  1. Singapori

Edhe Singapori është një nga vendet më të vizituara në botë dhe gjithashtu zgjidhet edhe nga shumë studentë, sepse këtu niveli i sigurisë dhe ai i punësimit të të rinjve është shumë i lartë.

  1. Montreali

Ky qytet kanadez mban vendin e shtatë në këtë renditje. Ai është zgjedhja e shumë studentëve sepse këtu niveli i papunësisë është shumë i ulët.

  1. Hong Kongu

Hong Kongu dallohet për nivelin e lartë të mësimdhënies së universiteteve që ka, por ai çalon në koston shumë të lartë të jetesës.

  1. Berlini

Berlini është qyteti i fundit europian i renditur në këtë listë dhe i 9-i ndër 10 destinacionet e zgjedhura nga studentët sipas rankimit të QS-së. Ai është zgjedhja e shumë studentëve, sepse vitet e fundit po shndërrohet në qendrën e dizajnit, modës, muzikës duke konkurruar fuqishëm me rivalë të tillë si Nju Jorku dhe Londra.

  1. Seuli

Në këtë renditje, Seuli pozicionohet i dhjeti dhe mban këtë pozicion si pasojë e numrit të ulët të papunësisë dhe nivelit të lartë të mësimdhënies në universitetet e tij. Nga 14 universitetet që ai ka, disa prej tyre renditen ndër vendet e parë në botë, ku mund të përmendim Universitetin Ndërkombëtar të Seulit, që mban vendin e 36 në botë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button