☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 27 June 2026
S&P 500 7,354 ▼0.05%
DOW 51,876 ▼0.09%
NASDAQ 25,298 ▼0.24%
NAFTA 69.23 ▼3.74%
ARI 4,096 ▲1.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162 EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162
₿ CRYPTO
BTC $60,272 ▲ +1.09% ETH $1,581 ▲ +0.54% XRP $1.0551 ▲ +0.76% SOL $71.2400 ▼ -2.2%
S&P 500 7,354 ▼0.05 % DOW 51,876 ▼0.09 % NASDAQ 25,298 ▼0.24 % NAFTA 69.23 ▼3.74 % ARI 4,096 ▲1.2 % S&P 500 7,354 ▼0.05 % DOW 51,876 ▼0.09 % NASDAQ 25,298 ▼0.24 % NAFTA 69.23 ▼3.74 % ARI 4,096 ▲1.2 %
EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162 EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162
27 Jun 2026
Breaking
Kronika

LIVE- Dita e 28-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Ka nisur protesta e qytetarëve para Kryeministrisë teksa këtë të shtunë shënohet dita e 28-të e protestës. Protestuesit shihen me pankarta dhe flamuj në duar.

Pavarësisht temperaturve të larta ata kanë vijuar protestën e tyre teksa bëjnë thirrjen e tyre të përsëristur prej ditësh për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

‘Rama në burg, Berisha në burg’, ‘Rama jepe dorëhqjen’, ‘Shqipëria nuk shitet’, janë disa nga thirrjet dhe pankartat që brohorasin qytetarët.

Edhe ditën e sotme nuk mungon prania e fëmijëve të mitur të cilët prindërit e tyre kanë vendosur ti marrin me vete në marshim. Në këtë marshim pritet të ketë është shqiptarë nga diaspora të cilët kanë udhëtuar nga vendet ku punojnë dhe jetojnë për tu bashkuar në këtë marshim.

Grumbullimi i protestuesve si çdo herë tjetër, nisi në orën 19:00 në Sheshin “Skënderbej” për shkak të temperaturave të larta. Ata vijojnë thirrje për përmbushjen e kërkesave të tyre. E pranishme në protestë është edhe eurodeputetja italiane, Ilaria Salis. Ajo gjatë fjalës së saj theksoi se Europa nuk është në Bruksel, sipas saj Europa është në Tiranë.

Salis shtoi ndër të tjera se kjo protestë është një shembull për të marrë në dorë fatet dhe mos të lejojnë që oligarkët të vendosin për vendin pasi sipas saj Shqipëria nuk është në shitje.

Lajm në përditësim…

Eurodeputetja italiane, Ilaria Salis këtë të shtunë është bashkuar në protestën e qytetarëve para Kryeministrisë në Tiranë. Ajo gjatë fjalës së saj theksoi se Europa nuk është në Bruksel, sipas saj Europa është në Tiranë.

“Europa nuk është në Burksel, Europa është këtu. Është europa më e mirë kjo, sepse populli me trupin, inteligjencën, nevojat ëndrrat me të drejtën për të vendosur për të ardhmen po ngrihet në këmbë. Sot populli, Shqipëria, bukuria visaret e trashëgimisë natyrore nuk janë plaçkë për tu shitur tek shitësi më i mirë, ishulli i saznait dhe laguna e Nartës duhet të qëndrojnë të mbrojtura për të gjithë. Dhe këto nuk duhet të bëhen parku i lojërave për pasanikë.

Ky është model që duhet kundërshtuar sepse bazohet mbi korrupsion, privatizime dhe interesat e më të fuqishmëve. Gjëra të tilla ndodhin kudo në Europë dhe në të gjithë botën. Ajo që po bëjmë ne sot, është shumë e rëndësishme, sepse këtu po bëhet historia, po hapet rruga për të gjithë popujt me trimëri.

Një shembull që na fton të marrim dorë fatet tona në duart tona dhe mos të lejojmë që oligarkitë të vendosin për ne sepse Shqipëria nuk është në shitje, bota nuk është në shitje. Te drejta e personave, natyrës duhet të vijnë para parasë dhe oligarkive. Rroftë revolucioni i flamengove, rroftë Shqipëria”, tha ajo.

Ka nisur marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë teksa këtë të shtunë shënohet dita e 28-të e protestës. Protestuesit shihen me pankarta dhe flamuj në duar.

Pavarësisht temperaturve të larta ata kanë vijuar protestën e tyre teksa bëjnë thirrjen e tyre të përsëritur prej ditësh për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Edhe ditën e sotme nuk mungon prania e fëmijëve të mitur të cilët prindërit e tyre kanë vendosur t’i marrin me vete në marshim.

Në këtë marshim pritet të ketë është shqiptarë nga diaspora të cilët kanë udhëtuar nga vendet ku punojnë dhe jetojnë për t’u bashkuar në këtë protestë qytetare.

Ashtu si çdo ditë tjetër, edhe këtë të shtunë po zhvillohet protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën e saj të 28-të, ndërsa kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit dhe e qeverisë.

Grumbullimi i protestuesve si çdo herë tjetër, ka nisur në orën 19:00 në Sheshin “Skënderbej” për shkak të temperaturave të larta, ndërsa më pas protestuesit pritet të vijojnë drejt godinës së Kryeministrisë, aty ku do të shprehin kërkesat e tyre dhe më pas me marshimin në rrugët e kryeqytetit.

Sot është paralajmëruar gjithashtu një protestë kombëtare ku pritet gjithashtu pjesëmarrja e diasporës, të cilët kërkojnë ndryshime në klasën politike.

Pak ditë më parë, organizatorët bënë publike kërkesat e tyre kryesore, mes të cilave përfshihen dorëheqja e kryeministrit dhe e qeverisë, si dhe krijimi i një qeverie teknike tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor.

Në një intervistë për Euronews Albania, Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka paralajmruar se mund të ketë persona të tjerë që mund të shpallen “Non Grata” nga qeveria shqiptare për shkak se mund të kërcënojnë sigurinë kombëtare të vendit.

“Atëherë, unë e thashë pak më herët, më lejoni ta ripërsëris. Çdo javë, unë kam në tryezën time me dhjetëra kërkesa që vijnë nga agjencitë e zbatimit të ligjit. Kjo është një punë dinamike që vijon ditë pas dite. Dhe nëse qëllon që këta persona të jenë qoftë të përfshirë në krim të organizuar, në krime të rënda, në mashtrime, në shantazhe që u bëhen qytetarëve shqiptarë.

Nëse qëllon që këta persona marrin pjesë, krahas aktivitetit të tyre të përditshëm, sigurisht thashë të rrezikshëm, marrin pjesë edhe në protestë, kjo nuk do të thotë që ne do të stepemi. Detyra jonë është të bëjmë zbatimin pikë për pikë të ligjit, sepse në fund të ditës, pa dallim të nuancave apo të situatave të ndryshme politike, Policia e Shtetit duhet të jetë në krye të detyrës dhe të mbrojë qytetarët shqiptarë. Dhe, pa u stepur as nga presioni publik që mund të krijohet edhe nga gjykimet e ndryshme që mund të vijnë.

Por, patjetër kjo është detyra ime, kjo është detyra e qeverisë shqiptare, për këtë jemi besuar dhe mbi të gjitha prevalon interesi publik..”-tha Lamallari.

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 15 persona pas tubimit të zhvilluar në kryeqytet, në kuadër të protestës qytetare që vijon prej 28 ditësh në Tiranë.

Sipas njoftimit zyrtar, personat e proceduar dyshohen për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” si dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Të proceduarit janë identifikuar me inicialet: A. G., G. P., A. T., D. G., L. K., E. S., A. K., E. L., V. D., G. K., A. P., Dh. C., A. B., L. G. dhe F. K.

Nga hetimet e kryera, rezulton se tubimi, i njoftuar për t’u zhvilluar nga ora 19:00 deri në 22:00 në Sheshi Skënderbej dhe në bulevardin Bulevardi Dëshmorët e Kombit, ka vijuar më tej në disa akse kryesore të kryeqytetit.

Sipas Policisë së Tiranës, protestuesit kanë lëvizur edhe në Rrugën e Elbasanit, zonën e 9-Katësheve, ish-Bllokun dhe segmente të Unazës, duke shkaktuar bllokim të qarkullimit të automjeteve dhe tejkalim të perimetrit dhe orarit të njoftuar zyrtarisht.

Gjatë veprimeve hetimore janë sekuestruar një automjet dhe dy aparate celularë si prova materiale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për vijimin e veprimeve të mëtejshme.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ndaj thirrjeve që janë dëgjuar gjatë protestës 27-ditore në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku protestuesit kanë hedhur slogane kundër tij dhe qeverisë.

Në këtë protestë, ku herë pas here janë dëgjuar thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”, Berisha i ka cilësuar këto reagime si shprehje të mllefit politik dhe si pjesë të një narrative që, sipas tij, vjen nga “opozita e opozitës”.

Ai ka theksuar se pjesëmarrësit në protestë, sipas tij demokratë të shumtë, kanë zgjedhur të mos paraqiten me simbole partie, por si qytetarë të zakonshëm.

Duke komentuar sloganet e përdorura, Berisha i quajti ato të shkëputura nga realiteti qytetar dhe pa lidhje me idealet rinore apo demokratike.

“Demokratët të gjithë janë në protestë. Në këtë protestë qindra dhe mijëra demokratë në mënyrë të vazhdueshme. Mendoj se ka qenë vendimi më i drejtë që ata kanë marrë. Nuk kanë shkuar me simbole të partisë, por si demokratë, si qytetarë, Sa i përket sloganeve. Ka disa momente. Nuk kanë asnjë lidhje me idealet e vërteta rinore qytetare. Janë slogane, klithma mjerane, të opozitës së opozitës, me të cilat ajo duke e krahasuar Ramën me Sali Berishën, dy të pakrahasueshme në çdo aspekt, kërkon të zbusë pozicionin e Ramës. Kërkon gjithashtu të nxisë qorrsokakun për leverdi të opozitës së opozitës. Nuk ka vend në botë që të barazojë pozitën me opozitën. Janë dufe dhe mllefe të atyre që hynë në politikë të opozitës.”, tha Berisha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.