☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 24 Shtator 2026
S&P 500 7,706 ▼0.75%
DOW 51,512 ▼0.68%
NASDAQ 26,936 ▼1.13%
NAFTA 93.81 ▲1.79%
ARI 4,297 ▼0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056
₿ CRYPTO
BTC $83,620 ▼ -2.18% ETH $2,651 ▼ -2.75% XRP $1.4743 ▼ -6.02% SOL $113.5800 ▼ -3%
S&P 500 7,706 ▼0.75 % DOW 51,512 ▼0.68 % NASDAQ 26,936 ▼1.13 % NAFTA 93.81 ▲1.79 % ARI 4,297 ▼0.49 % S&P 500 7,706 ▼0.75 % DOW 51,512 ▼0.68 % NASDAQ 26,936 ▼1.13 % NAFTA 93.81 ▲1.79 % ARI 4,297 ▼0.49 %
EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056
24 Sht 2026
Breaking
Bota

BM – Burnham kërkon heqjen e ndalimit të alkoolit në tribunat e stadiumeve të futbollit

LONDËR, 24 shtator /ATSH-DPA/- Kryeministri britanik Andy Burnham tha se ndalimi i tifozëve të futbollit në Angli, për të pirë alkool në tribunat e stadiumeve, gjatë ndeshjeve është i vjetruar dhe i padrejtë dhe duhet të hiqet.

Burnham argumentoi se tifozët e futbollit trajtohen ndryshe nga tifozët e sporteve të tjera, të cilët në disa raste lejohen të konsumojnë alkool ndërsa ndjekin ndeshjet.

Ndalimi u vendos në vitet 1980, në një periudhë kur shqetësimet për huliganizmin në futboll ishin shumë të mëdha.

Rregulli zbatohet në pesë kategoritë më të larta të futbollit anglez për meshkuj.

Burnham, i cili është tifoz i Evertonit, tha se ky është një rregull i krijuar në një kohë kur futbolli ishte shumë ndryshe nga sot.

Shoqata e Tifozëve të Futbollit në Angli (FSA) mirëpriti deklaratën e kryeministrit.

Ajo tha se në futbollin e femrave janë zhvilluar me sukses prova ku tifozët janë lejuar të konsumojnë alkool në tribuna.

Megjithatë, drejtues të policisë paralajmëruan se do të ishte shumë e nxituar të ndryshoheshin rregullat, pa u konsultuar më parë me forcat e policisë.

“Nuk mendoj se është e drejtë që tifozët e futbollit, të veçohen në këtë mënyrë”, tha sot Burnham.

“Mendoj se ky ligj i përket një periudhe kur futbolli ishte shumë ndryshe. Dhe besoj se ka arsye për ta hequr këtë trajtim të pabarabartë. Kjo mund të bëhet në mënyra të ndryshme, ndoshta fillimisht përmes një periudhe prove”, shtoi ai.

“Por nuk do të tërhiqem nga qëndrimi që e kam mbajtur prej kohësh. Nuk e kuptoj se si mund të jetë e drejtë, që disa tifozë të një sporti të trajtohen ndryshe nga tifozët e sporteve të tjera”, tha ai. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.