☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,719 ▼1.11%
DOW 51,621 ▼0.09%
NASDAQ 26,693 ▼1.88%
NAFTA 95.17 ▲1.09%
ARI 4,127 ▼1.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
₿ CRYPTO
BTC $81,795 ▼ -1.88% ETH $2,420 ▼ -3.51% XRP $1.3283 ▼ -2.92% SOL $104.1800 ▼ -2.65%
S&P 500 7,719 ▼1.11 % DOW 51,621 ▼0.09 % NASDAQ 26,693 ▼1.88 % NAFTA 95.17 ▲1.09 % ARI 4,127 ▼1.2 % S&P 500 7,719 ▼1.11 % DOW 51,621 ▼0.09 % NASDAQ 26,693 ▼1.88 % NAFTA 95.17 ▲1.09 % ARI 4,127 ▼1.2 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
14 Tet 2026
Breaking
Politika

Live- “Sfida kryesore, zbatimi i reformave dhe mbyllja e kapitujve”, Rama krah Costës: Shqipëria duhet të vazhdojë me të njëjtin ritëm drejt anëtarësimit në BE

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria duhet të vazhdojë me të njëjtin ritëm në procesin e anëtarësimit në BE. Rama zhvilloi një konferencë të përbashkët për shtyp me Presidentin e European Council, António Costa, gjatë së cilës vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të tij për procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Kreu i qeverisë shqiptare e cilësoi Costën si një personalitet me përvojë të madhe dhe njohje të thellë të çështjeve europiane dhe ndërkombëtare, duke theksuar se çdo takim me të është një mundësi për të mësuar.

“Dua ta falënderoj Antonion për angazhimin e vazhdueshëm dhe mbështetjen e palodhur përpara se ne të realizonim përmbylljen e fazës së parë dhe hapjen e fazës së mbylljes së kapitujve, në një kohë kur të gjithë së bashku përballemi me sfida që nuk janë individuale, por të përbashkëta”, tha Rama.

Ai nënvizoi se Shqipëria dhe Costa ndajnë të njëjtin qëndrim se pjesa më e rëndësishme e procesit të integrimit mbetet puna që duhet të bëjë vetë vendi.

“Kemi detyra për të përmbushur jo për hir të Brukselit apo Parisit, por për hir të performancës së institucioneve dhe të pushteteve të pavarura në Shqipëri”, u shpreh ai.

Rama theksoi bindjen e përbashkët me Presidentin e Këshillit Europian se “pjesa kryesore e punës është puna jonë”.

“Në këtë fazë, theksi kryesor është zbatimi i atyre reformave që janë kryer me sukses apo këtyre ligjeve. Natyrisht që është një proces me shumë sfida. Me të drejtë Presidenti na ka sugjeruar që të rrisim përpjekjet për të njohur publikun e gjerë me të gjitha këto sfida që shoqërojnë çdo hap që ne hedhim përpara. Kemi folur për eksperiencën e Portugalisë, të fermerëve, të prodhuesve të verës, për sfidat që ata patë për t’u adaptuar, por pastaj të pasuara me shumë sukses dhe rezultatet të mira për fermat e tyre.Ne kemi dakordësi 100% në të gjitha çështjet. Për sa i përket detyrave që ne duhet të bëjmë, për sa i përket domosdoshmërisë që të ecim me këtë ritëm dhe të fillojmë me mbylljen e kapitujve”, deklaroi Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.