Kronika

Llalla: Prokurori, zot i çështjes. Nuk pranojmë ndërhyrje

Kryeprokurori Adriatik Llalla vazhdon replikat pas përplasjes së një dite më parë me kryeministrin Rama lidhur me hetimin ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Këtë të martë ai ka deklaruar se nuk do të pranojë ndërhyrje dhe se prokurori është zot i çështjes.

“Prokurori i përgjithshëm ka detyrimin institucional të mbështesë prokurorët. Pas ndryshimeve të fundit në kuadër të reformës në drejtësi, prokurori është zot i çështjes. Askush nuk mund të ndërhyjë në punën e tyre, as unë”, ka thënë Llalla.

Lidhur me çështjen “Tahiri”, Llalla ka nënvizuar se materialet e dërguara nga pala italiane përmbajnë tregues seriozë për përfshirje të zyrtarëve që duhet të luftojnë krimin në trafiqet e drogës.

Ai ka theksuar se, prokuroria do ndjekë hapat e nevojshëm për Tahirin, ndërsa ka shtuar se organi i akuzës do të ruajë edhe sekretin hetimor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button