Rajoni

“Lockheed Martin” do të hapë një bazë riparimi në Bullgari

Me një letër të dërguar autoriteteve bullgare kompania amerikane “Lockheed Martin” informon se pas lidhjes së marrëveshjes për blerjen e avionëve F-16 Block 70 me vlerë rreth 900 milionë euro, në Bullgari do të hapet një qendër (MRO facility) për mirëmbajtje dhe riparim të avionëve.

Kështu avionët do të shërbehen nga teknikë dhe inxhinierë bullgarë. Kompania angazhohet dhe me aktivitete të tjera ekonomike dhe industriale në Bullgari dhe me bashkëpunim me qendra akademike dhe zhvillimore. Ambicia e Sofjes është që negociatat të përfundojnë deri në fundin e korrikut. Akoma mbeten të hapur çështjet për çmimin e avionëve dhe afatet e furnizimit të tyre.

Ndërkohë kompania amerikane “Lockheed Martin” është duke diskutuar  mundësitë për bashkëpunim me Akademinë Bullgare të Shkencave. “Blerja e avionëve luftarakë F-16 për Forcat Ajrore Bullagre do të jetë katalizator për një bashkëpunim strategjik afatgjatë me Bullgarinë, i cili do të zhvillojë talentet në shkencë dhe inxhinieri, të nevojshme për sfidat e shekullit të XXI”, nënvizojnë nga “Lockheed Martin”. Kompania pohon se e pranon Akademinë Bullgare të Shkencave si partner i rëndësishëm dhe tregon interes për punën e saj në fushat e sigurisë kibernetike, robotikës, teknologjisë novatore të sensorëve etj. Kompania njoftoi gjithashtu se vazhdon të punojë me qeveritë e Bullgarisë dhe SHBA-së për blerjen e 8 avionëve F-16, por oferta fillestare e SHBA-së tejkalon buxhetin e caktuar nga pala bullgare prej 920 mln. euro.

F-16 është një gjuajtës reaktiv me shumë role i zhvilluar fillimisht nga General Dynamics për Forcën Ajrore të Shteteve të Bashkuara (USAF). I dizejnuar fillimisht si gjuajtës dite i superioritetit ajror, ai ka evoluar në një avion të suksesshëm për të gjitha motet dhe me shumë role. Mbi 4.500 aeroplanëve janë ndërtuar që nga fillimi i prodhimit në vitin 1976. Pas Luftës së Dytë Botërore, pas Mig 29 (10.000+) është aeroplani luftarak i dytë më së shumti ekzemplar të prodhuar. Edhe pse nuk blihet më nga Forcat Ajrore Amerikane, versionet e përmirësuara janë ende duke u ndërtuar për klientët e eksportit. Në vitin 1993, General Dynamics i shiti biznesin e prodhimit të vet të avionëve korporatës Lockheed, i cili në vazhdim u bë pjesë e Lockheed Martin, pas një shkrirje në vitin 1995 me Martin Marieta.

Përveç forcave aktive të Forcave Ajrore të SHBA-së, Komandës së Forcës Ajrore Rezervë, dhe njësive të Forcës Ajrore të Gardës Kombëtare, avioni është përdorur edhe nga ekipi amerikan i demonstrimeve ajrore U.S. Air Force Thunderbirds, si dhe si avion kundërshtar/agresor nga ana e Forcës Detare të Shteteve të Bashkuara. F-16 gjithashtu shërben në forcat ajrore të 25 shteteve të tjera. Supozohet që F-16 të jetë në shërbimin e Forcave Ajrore të SHBA-së deri në vitin 2025.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button