⛅
Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 17 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,601 ▼ -1% ETH $2,428 ▼ -1.98% XRP $1.3028 ▼ -2.74% SOL $104.3600 ▼ -2.01%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
17 Tet 2026
Breaking
La Liga

Lojtari i lumtur pas transferimit te Barcelona: Tnai nis karriera ime e vërtetë

Pavarësisht një rivaliteti të mundshëm në tregun e transferimeve dhe në fushë, Marcus Rashford i ofroi këshilla dhe njohuri të vlefshme rreth Barcelonës shokut të tij të ekipit ndërkombëtar Anthony Gordon, i cili së fundmi iu bashkua klubit “blaugrana” nga Newcastle për rreth 80 milionë euro.

Ardhja e Gordon ka ngritur dyshime të reja për të ardhmen e Rashford, që luajti sezonin e kaluar i huazuar te katalanasit. Ish-lojtari i Newcastle dha një intervistë për talkSPORT: “Marcus më tregonte sa fantastikë janë djemtë atje, frymën e ekipit që kanë, të cilën e kisha dëgjuar nga mjedisi i Barçës”.

“Kështu që, mezi pres t’u bashkohem atyre. Ai më tregoi gjithashtu për qytetin dhe vendet për të jetuar. Është një djalë i mrekullueshëm, shumë i kujdesshëm. Ai thjesht po më jepte disa informacione“, tha Gordon.

Lidhur me transferimin te Barça, ai shtoi: “Kanë qenë dy javë paksa kaotike, por dy javët më të mira që unë dhe familja ime kemi pasur ndonjëherë. Ishte vërtet bukur sepse u thashë që në moshë shumë të re se do të arrija deri në këtë pikë.”

“Nuk jam i kënaqur vetëm duke luajtur për Barcelonën. Dua të fitoj gjithçka“, deklaroi sulmuesi, që më tej shtoi: “Në mendjen time, karriera ime po fillon tani. Pra, jam në fazën që gjithmonë thoja se do të arrija. Tani duhet ta çoj në nivelin tjetër.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.