🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 17 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,493 ▼ -0.19% ETH $2,415 ▼ -1.13% XRP $1.2969 ▼ -1.43% SOL $103.9800 ▼ -0.61%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
17 Tet 2026
Breaking
Kronika

Hita sqaron përdorimin e fishekëve të gomës dhe bën bilancin: Janë dëmtuar 132 punonjës policie, një efektiv me fraktur

167 persona janë arrestuar dhe 388 të tjerë janë proceduar penalisht, ndërsa 7 punonjës policie janë pezulluar në lidhje me veprimet e kryera gjatë protestës. Lajmi u konfirmua nga kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, i cili sqaroi se ndaj punonjësve të pezulluar ka nisur hetimi disiplinor për tejkalim të proporcionalitetit.

Hita theksoi se asnjë punonjës policie nuk ka marrë urdhër për të vepruar jashtë kompetencave të tij.

Kreu i Policisë së Shtetit ngriti gjithashtu shqetësimin për thirrjet për dhunë kundër Policisë së Shtetit, që sipas tij po publikohen në grupe të ndryshme në rrjetet sociale.

“167 persona janë arrestuar dhe 388 të tjerë janë proceduar penalisht. Janë pezulluar 7 punonjës policie, ndaj të cilëve ka nisur hetimi disiplinor për tejkalim të proporcionalitetit. Asnjë punonjës policie nuk ka marrë urdhër për të vepruar jashtë kompetencave të tij.”, tha ai.

Sipas tij, gjatë këtyre ngjarjeve janë dëmtuar 132 punonjës policie, disa prej të cilëve vijojnë të marrin ndihmë mjekësore. Ai ngriti shqetësimin se në disa grupe në rrjete sociale po bëjnë thirrje për të ushtruar dhunë ndaj Policisë.

“Janë dëmtuar 132 punonjës policie, disa prej të cilëve vijojnë të marrin ndihmë mjekësore. Në rrjetet sociale, në disa grupe po bëhen thirrje për dhunë kundër Policisë së Shtetit”, tha kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita.

Fishekët

Hita ka sqaruar përdorimin e fishekëve të gomës gjatë protestave në Tiranë, duke theksuar se policia i ka përdorur në mënyrë të kufizuar vetëm mjete të lejuara dhe të certifikuara. Hita tha se protestuesit kanë qëlluar me vida e zara metalikë në drejtim të efektivëve.

“Mjetet dhe pajisjet policore të lejuara, që janë përdorur, janë përdorur në mënyrë të kufizuar, pasi nga ana jonë përdoren mjete të përcaktuara, si në të gjitha vendet e BE-së. Policia përdor vetëm pajisje të certifikuara për këtë qëllim.

Në këto protesta të dhunshme, nuk mund të mendojmë që një grup i vogël përfaqëson të gjithë protestuesit, si ata të qetë, ashtu edhe ata të dhunshëm. Vida dhe zara, që qëllohen me mjete të tjera, kanë dëmtuar shumë punonjës policie. Një prej punonjësve ka pësuar dëmtime të rënda në gojë dhe në nofull, pasi ka fraktura të shumta.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.