☁️
Tiranë 21°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 99.44 ▼4.49%
ARI 3,913 ▲0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,012 ▲ +0.03% ETH $2,292 ▲ +1.05% XRP $1.2534 ▼ -0.03% SOL $94.4100 ▼ -0.92%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.44 ▼4.49 % ARI 3,913 ▲0.36 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.44 ▼4.49 % ARI 3,913 ▲0.36 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bota

LONDËR – Anglia ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16-vjeç

LONDËR, 17 korrik /ATSH-AA/ – Shitja e pijeve energjike me përmbajtje të lartë kafeine për fëmijët nën moshën 16 vjeç do të ndalohet në Angli duke filluar nga prilli i ardhshëm, sipas legjislacionit të ri qeveritar që synon përmirësimin e shëndetit të fëmijëve.

Në një deklaratë të qeverisë britanike thuhet se ligji do ta bëjë të paligjshme shitjen e pijeve energjike që përmbajnë më shumë se 150 miligramë kafeinë për litër për këdo nën moshën 16 vjeç.

Kufizimi do të zbatohet në të gjitha pikat e shitjes me pakicë, përfshirë supermarketet, dyqanet e lagjes, restorantet, kafenetë, makinat automatike të shitjes dhe shitësit online.

Sipas qeverisë, rreth 100 mijë fëmijë në Angli konsumojnë çdo ditë pije energjike me përmbajtje të lartë kafeine.

Zyrtarët thanë se provat tregojnë se konsumimi i rregullt mund të ketë efekte negative në shëndetin fizik dhe mendor të fëmijëve, si dhe të ndikojë në gjumin, përqendrimin dhe performancën në arsim.

Qeveria tha gjithashtu se fëmijët që jetojnë në komunitete më të varfra kanë më shumë gjasa t’i konsumojnë këto pije, duke rritur rreziqet për shëndetin dhe duke ndikuar potencialisht në të nxënit e tyre.

Ministrja e Shëndetit Publik, Sharon Hodgson, tha në një deklaratë se pijet energjike me përmbajtje të lartë kafeine “nuk kanë vend në duart e fëmijëve” dhe se provat tregojnë se ato mund të kontribuojnë në ankth, gjumë të dobët dhe ulje të përqendrimit.

Ndalimi vjen pas një konsultimi publik që mori afro 1.100 përgjigje nga bizneset, organizatat e shëndetit publik, organet zbatuese dhe qytetarët. Qeveria tha se kishte mbështetje të fortë për vendosjen e një kufizimi sipas moshës.

Legjislacioni do të zbatohet për të gjitha pijet, me përjashtim të çajit dhe kafesë. Shitjet ndërmjet bizneseve nuk do të preken.

Çaji, kafeja dhe pijet freskuese me përmbajtje më të ulët kafeine, përfshirë Coca-Cola dhe Pepsi, përjashtohen nga rregullat e reja.

Pijet energjike që tejkalojnë kufirin e kafeinës dhe që do të përfshihen në ndalim janë Red Bull, Monster, Relentless dhe Prime. Këto produkte mbajnë etiketa ku thuhet se nuk rekomandohen për fëmijët.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.