Bota
LONDËR – Autoritetet u bëjnë thirrje 65 000 mjekëve në pension për përballimin e situatës nga COVID-19
Autoritetet britanike kanë vendosur të thërrasin mbi 65 000 mjekë dhe infermierë në pension që të merren me pandeminë e koronavirusit që ka shpërthyer në vend, njoftoi sot Shërbimi Kombëtar britanik i Shëndetit (NHS).
Në Britaninë e Madhe janë regjistruar deri tani 144 viktima nga pandemia e koronavirusit.
Sipas raporteve nga transmetuesi britanik, BBC, Shërbimi Kombëtar i Shëndetit (NHS) po dërgon letra për mjekët dhe infermierë në pension në Angli dhe në Uells.
Për më tepër, autoritetet kanë kërkuar nga këdo që ka lënë profesionin e mjekësisë në tre vitet e fundit në Skoci që të rikthehet në shërbim.