☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,719 ▼1.11%
DOW 51,621 ▼0.09%
NASDAQ 26,693 ▼1.88%
NAFTA 95.09 ▲1.01%
ARI 4,122 ▼1.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
₿ CRYPTO
BTC $81,921 ▼ -1.6% ETH $2,431 ▼ -3.11% XRP $1.3269 ▼ -3.35% SOL $104.2000 ▼ -2.93%
S&P 500 7,719 ▼1.11 % DOW 51,621 ▼0.09 % NASDAQ 26,693 ▼1.88 % NAFTA 95.09 ▲1.01 % ARI 4,122 ▼1.33 % S&P 500 7,719 ▼1.11 % DOW 51,621 ▼0.09 % NASDAQ 26,693 ▼1.88 % NAFTA 95.09 ▲1.01 % ARI 4,122 ▼1.33 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
14 Tet 2026
Breaking
Bota

LONDËR – Burnham takohet me Zelensky: Mbështetja për Ukrainën nuk do të ndryshojë

LONDËR, 14 tetor /ATSH-DPA/- Kryeministri britanik Andy Burnham i ka siguruar presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky se mbështetja e Britanisë së Madhe për Ukrainën do të vazhdojë, gjatë takimit që zhvilluan sot në selinë e qeverisë britanike, në Downing Street.

Zelensky u prit me një ceremoni të veçantë ushtarake, ku morën pjesë trupa të Gardës Irlandeze.

“Ne jemi në krahun tuaj dhe kjo nuk do të ndryshojë”, i tha Burnham presidentit ukrainas, duke theksuar mbështetjen dhe solidaritetin e popullit britanik.

Nga ana e tij, Zelensky falënderoi Britaninë e Madhe për ndihmën, duke e cilësuar popullin britanik, si një nga partnerët më të rëndësishëm të Ukrainës gjatë historisë së saj.

Gjatë takimit, Burnham konfirmoi se Britania e Madhe, do të përshpejtojë dërgimin në Ukrainë të raketave të lehta britanike, të cilat përdoren për mbrojtjen kundër sulmeve ajrore.

Këto raketa kanë rezultuar efektive kundër dronëve rusë me motor reaktiv.

Vendimi vjen në një kohë kur Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj Ukrainës.

Kryeministri britanik tha gjithashtu se u kishte kërkuar ministrave, të shqyrtonin mënyra të tjera për të ndihmuar Kievin, duke siguruar Zelensky se Londra po shqyrtonte të gjitha mundësitë.

Takimi u zhvillua në një periudhë tensionesh mes Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Javën e kaluar, presidenti amerikan Donald Trump lehtësoi sanksionet ndaj naftës ruse, në një kohë kur çmimet e larta të karburanteve në SHBA, rrezikonin të ndikonin në zgjedhjet e mesmandatit të nëntorit.

Në përgjigje të këtij vendimi, Britania e Madhe deklaroi se do të vazhdonte të ushtronte presion ndaj Rusisë.

Trump ka sugjeruar gjithashtu se Ukraina duhet të ketë një udhëheqës të ri dhe ka pretenduar se presidenti rus, Vladimir Putin dëshiron një marrëveshje paqeje më shumë sesa qeveria ukrainase.

Shqetësime janë ngritur edhe për shkëmbimin e informacionit sekret mes SHBA-së dhe Ukrainës.

Zelensky tha se Kievi nuk kishte marrë paralajmërim për sulmet me raketa ruse të së hënës dhe të së martës.

Përpara takimit, Burnham tha në Parlamentin britanik se do të përpiqej të rikthente mbështetjen e Trump për Ukrainën.

Ai u shpreh se po tregohej i kujdesshëm në deklaratat e tij dhe po përgatiste terrenin për përmirësimin e marrëdhënieve.

“Presidenti Zelensky nuk do të largohet sot nga Britania e Madhe duarbosh”, deklaroi Burnham.

Gjatë bisedimeve, Burnham tha se Zelensky ishte i gatshëm të ulej në tryezën e bisedimeve, për të diskutuar armëpushimin në sektorin energjetik, të propozuar nga Trump.

Megjithatë, ai theksoi se Rusia kishte vazhduar sulmet ndaj infrastrukturës jetike të Ukrainës, përfshirë objektet e rëndësishme për funksionimin e vendit.

“Britania e Madhe do të vazhdojë t’ju ofrojë gjithë mbështetjen që mundet”, i tha Burnham presidentit ukrainas. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.