KIEV – Zelensky: Trump nuk mund të qëndrojë në anën e gabuar të historisë
KIEV, 14 tetor /ATSH -ANSA/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është shprehur se ndihet i “tradhtuar” nga presidenti amerikan, Donald Trump, lidhur me marrëveshjen për furnizimin me naftë dhe të ashtuquajturën armëpushim energjetik me presidentin rus, Vladimir Putin.
Në një intervistë për gazetarin britanik Piers Morgan, të publikuar në kanalin e tij në YouTube, Zelensky kritikoi qëndrimin e administratës amerikane, duke theksuar se Uashingtoni duhet të qëndrojë në anën e duhur të historisë.
“Nëse je në mes, duhet të qëndrosh në mes, jo në anën e gabuar. Mendoj se këshilltarët e Trump gabojnë. Kjo nuk është ana e duhur e historisë”, deklaroi presidenti ukrainas.
Gjatë intervistës, Zelensky iu drejtua gjithashtu miliarderit amerikan Elon Musk, duke shprehur shqetësimin se shërbimi satelitor Starlink mund të jetë kufizuar për ta dëmtuar Ukrainën përballë sulmeve ruse.
“Kjo është një gabim i madh. Do të vdesin njerëz”, paralajmëroi Zelensky, duke nënvizuar rrezikun që, sipas tij, mund të sjellin kufizimet e këtij shërbimi për Ukrainën.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.