Bota

LONDËR – Johnson: Marrëveshja e divorcit me BE-në e papranueshme

Kushtet e marrëveshjes së divorcit të arritura nga  Theresa May me Bashkimin Europian janë të papranueshme, deklaroi sot kryeministri i ri britanik, Boris Johnson përpara deputetëve britanikë.

Duke vënë theksin se preferon të largohet nga BE me një marrëveshje, lideri konservator, i cili mori dje detyrën pas dorëheqjes së Theresa May, njoftoi se i kërkoi sot Michael Gove, për të bërë të gjitha përgatitjet edhe për skenarin e një “no deal”.

‘’Marrëveshja e tërheqjes u refuzua tre herë. Kushtet janë të papranueshme për këtë parlament dhe për këtë shtet’’, siguroi Johnson.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button