LR-PDSH: të dorëhiqet binomi Ahmeti – Xhaferi
Lëvizja për Reforma PDSh ka reaguar në lidhje me informacionin që Slobodan Bogoevski shpërndau në opinion se Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi kanë marrë 5 milion euro nga afera Maxhar Telekom, njofton Telegrafi.
Në mes tjerash LR-PDSh shkruan: ”Rasti “Maxhar Telekom” vërteton përfundimisht se binomi Ahmeti-Xhaferi asnjëherë nuk kanë pasur pikësynim avansimin e të drejtave të shqiptarëve, por vetëm përfitimet personale të tyre. Ky binom është vënë nën hipotekë të të tjerëve, ndërsa funksionarët partiak i kanë vendosur nën hipotekë të tyre. Në këtë mënyrë lidershipi i BDI-së ka vënë nën hipotekë tërë kauzën shqiptare, gjithë këto vite.
Lëvizja për reforma – PDSH kërkon dorëheqjen e mënjëhershme të binomit Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferri nga postet e tyre shtetërore dhe politike, e me këtë t’i hapet rrugë edhe hetimit të funksionarëve të tjerë partiak të inkriminuar në krim të organizuar dhe korrupsion, duke pastruar njëherë e përgjithmonë politikën shqiptare nga logjika e shit-blerjes dhe përfitimeve të ulëta personale në kurriz të shqiptarëve.” përfundon reagimi i LR-PDSh.
Për fat të keq endi i besojmë maqedonasve,edhe pse ma e keqja na vjen prej tyre.