🌫️
Tiranë 8°C · Mjegull 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 96.65 ▲0.58%
ARI 3,932 ▼0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $77,025 ▼ -0.15% ETH $2,267 ▲ +0.36% XRP $1.2586 ▲ +0.61% SOL $92.1700 ▼ -0.27%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.65 ▲0.58 % ARI 3,932 ▼0.21 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.65 ▲0.58 % ARI 3,932 ▼0.21 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

LSDM: Mickoski, Klekovski, Toshkovski, duhet të mbajnë përgjegjësi për helmimin në Gostivar dhe në të gjithë Maqedoninë

Nga LSDM thonë se i gjithë qyteti i Gostivarit u helmua, mbi 4.000 njerëz u përballën me pasoja shëndetësore nga uji i ndotur, por askush nga pushteti nuk ka mbajtur përgjegjësi.

“Mbi 50 vendbanime në Maqedoni janë helmuar me ujë të ndotur. Njerëzit po e paguajnë çmimin me shëndetin e tyre. Dhe askush nga qeveria nuk mban përgjegjësi!

Si është e mundur kjo? Për katër javë, Mickoski dhe Klekovski kanë luajtur me shëndetin e banorëve të Gostivarit.

Dhe për katër javë, qytetarët e Gostivarit nuk kanë pasur qasje në ujë të pastër. Tani do të duhet të presim deri më 20 gusht për të shpallur rezultatet e analizës së ujit të pijshëm në Gostivar.

Deri atëherë, qytetarët lihen të kujdesen vetë, në pasiguri dhe frikë për shëndetin e tyre. Në panik se mos shfaqen sëmundje të reja, pasoja të reja për shëndetin e tyre.Ata pretenduan se uji ishte “teknikisht i saktë”, dhe vetëm sepse Mickoski tha se ishte i saktë. Jo analizat, por Mickoski.

Një raport, një analizë e ujit dhe një firmë që miratonte “ujin teknik” nuk u publikuan kurrë. Ministri i Policisë – Toshkovski ishte i përfshirë në hiperklorinim dhe u tha qytetarëve të linin ujin të rrjedhë nga rubinetet.

Drejtori Stojançe Angellov konfirmoi se ka një bakter të rrezikshëm në ujë. Dhe ndërsa njerëzit vuajnë, tender-patriotët përfitojnë me marrëveshje biznesi prej 100,000 eurosh për ujë në Gostivar.

Nuk ka skandal më të madh, as papërgjegjësi më të madhe sesa një lojë e tillë me jetën e qytetarëve.

Kjo nuk është më vetëm një krizë, kjo është një katastrofë shëndetësore. Kaos total dhe shembje e institucioneve”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.