Kronika
LSI-së i hiqet e drejta për të patur numërues në çdo qendër votimi si në 2015
Për Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, Partia Drejtesi Integrim dhe Unitet është në maxhorancë. Pasditen e të hënës KQZ mori vendimin që numëruesi i katërt në çdo qendër votimi të hidhet me short mes LSI-së dhe PDIU-së.
LSI nuk do të ketë numërues në çdo qendër votimi si në zgjedhjet vendore të 2015. Me 6 vota pro dhe një kundër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që numëruesi i tretë i qendrave të votimit të hidhet me short mes partisë Levizja Socialiste për Integrim dhe Partisë Drejtesi Integrim dhe Unitet.

Tre numëruesit e tjerë të qendrave të votimit do të jene 1 i PS një i PD dhe një i PR.
Anëtari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Gezim Veleshnja, kundërshtoi vendimin dhe u largua gjatë votimit.
Kundër këtij vendimi ishte edhe përfaqësuesi i LSI në KQZ.
Ky vendim mund të apelohet brenda 5 ditëve në kolegjin zgjedhor në Gjykatën e Apelit.