⛅
Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $76,123 ▲ +0.59% ETH $2,248 ▲ +0.85% XRP $1.1788 ▼ -0.94% SOL $90.2400 ▲ +0.54%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

LSM: “Luftojmë për paga, nuk lutemi”, më 1 Maj dalim në protestë

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) ka bërë thirrje për një protestë të re më 1 maj, Ditën Ndërkombëtare të Punës, e cila do të fillojë në orën 11:00 në Qendrën e Punëtorëve në Shkup, këtë herë nën moton "Luftojmë për paga, nuk lutemi".

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) ka bërë thirrje për një protestë të re më 1 maj, Ditën Ndërkombëtare të Punës, e cila do të fillojë në orën 11:00 në Qendrën e Punëtorëve në Shkup, këtë herë nën moton “Luftojmë për paga, nuk lutemi”.

“Lufta e punëtorëve nuk është vetëm një protestë, një grevë, një bllokadë, është një luftë e vazhdueshme e punëtorëve dhe sindikatave për të ruajtur dhe avancuar të drejtat e punëtorëve. 1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punës, është dita kur protestat dhe demonstratat janë detyrë ndaj luftës së punëtorëve në të kaluarën dhe detyrim ndaj luftës së punëtorëve në të ardhmen. Që nga viti 2018, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë organizon një protestë masive të punëtorëve çdo vit më 1 Maj, Ditën Ndërkombëtare të Punës”, njoftojnë nga LSM.

Prandaj, ata po bëjnë thirrje edhe për solidaritet nga punëtorët për të cilët, siç thonë ata, sindikatat tashmë kanë luftuar për një rritje të pagave të punëtorëve të tyre.

“Solidariteti i punëtorëve nuk duhet të ketë kufij, sot luftojmë për ata me pagat më të ulëta, nesër për të gjithë ne. Prandaj, më 1 Maj, le të jemi solidarë, të zhurmshëm, të bashkuar dhe të vendosur. Bëjmë thirrje për protestë, bëjmë thirrje që të qëndrojmë krah për krah me kolegët tanë dhe të tregojmë se zëri i punëtorëve nuk mund të injorohet”, shtojnë nga atje./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.