Politika
Luan Rama i përgjigjet kryeministrit Rama: Nuk merrem me mistrecllëqe batutash
Koalicioni qeverisës përsëri nuk duket të jetë në ditët e tij më të mira. Kjo filloi të vihej re me ligjin e integruar të mbetjeve, pas kthimit të të cilit nga Presidenti i Republikës, LSI nuk është e gatshme ta votojë për herë të dytë. Me dyer të mbyllura, partia e Metës e ka bërë të qartë qëndrimin e saj, të cilin në publik e artikulon në variantin e tij më të zbutur. “Do ta vleresojmë me shumë seriozitet duke respektuar interesin publik”, deklaroi Luan Rama.
Ndryshe nga LSI, PDIU e ka thënë hapur se nuk voton ligjin që lejon importin e mbetjeve.
Humorin jo të mirë mes Ramës dhe Metës e dëshmoi edhe Kryeministri kur tregoi se PS ishte e gatshme të rinovonte bashkëqeverisjen me LSI-në, nëse kjo e fundit nuk do të zgjidhte të rimartohej djathtas. Thumbi dukej se nuk ishte pritur mirë.
Lidhur me këtë Luan Rama, Sekretari i Përgjithshëm i LSI, deklaroi se “Nuk jam këtu dhe nuk mirrem me mistresllëqe batutash”
Kurse Taulant Balla, i pyetur nëse është në dijeni të ndonjë shkëndije që do të lidhte LSI-në në një martesë të dytë me PD-në tha se “Aleanca për Shqipërinë Europiane edhe në qershor 2017 do të marrë besimin e shqiptarëve për të qeverisur, sigurisht bashke me LSI”.