Politika
Luan Rama kërkon seancë dëgjimore për radarët
Luan Rama, nënkryetari i LSI-së, ka propozuar një seancë dëgjimore për problemin e radarëve, kërkesë që është hedhur poshtë nga kryetarja e komisionit të sigurisë, Ermonela Felaj.
Rama kërkoi seancë dëgjimore me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë dhe drejtorin e SHISH, Prokurorin e Përgjithshëm dhe kryetarin e KLSH-së.
“Seancat dëgjimore në komision për të ushtruar kontrollin parlamentar, për transparencë ndaj një çështjeje të rëndësishme”, ka thënë z. Rama.