Politika

Luan Rama: ‘Rimartesë’ LSI-PD? Nuk merrem me batuta. Aleanca me PS funksionon

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama teksa është pyetur në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama nëse do të ketë apo jo një ‘rimartesë’ të mundshme mes LSI-PD, theksoi se nuk është mirë që politika të merret me batuta. Në një deklaratë për mediat, Rama pohoi se koalicioni vijon të funksionojë shumë mirë, ndërsa pohoi se qeveria duhet të jetë e përqendruar tek reformat e mëdha.

“Nuk preferoj të merrem me për batutat. Koalicioni vijon të funksionojë shumë mirë. Qeveria, mazhoranca duhet të jetë e përqendruar tek përmbysja e detyrimeve dhe reformave të mëdha që është përfshirë vendi. Është me rëndësi i realizimit të reformës zgjedhore. Prioritet nga i cili nuk mund të ikim siç është lufta nuk krimit dhe trafikut të drogë. Edhe ajo që është me rëndësi është realizimi i reformave ekonomike, për të vlerësuar partneritetet me FMN”, tha Rama.

Rama është pyetur edhe për qëndrimin e LSI për listat e hapura zgjedhore, ndërsa ai shtoi se: “Ne kemi përfaqësuesin tonë në grupin e posaçëm të reformës zgjedhore, dhe të gjithë qëndrimin tonë do e japim në Kuvend para se të miratohet drafti”.

Nga ana tjetër sekretari i LSI-së është pyetur edhe për qëndrimin e forcës së tij për ligjin e mbetjeve. “Do ta vlerësoj me shumë seriozitet dhe maksimalisht duke respektuar të gjitha ndjeshmëritë dhe interesin publik dhe interesin e vendit”, theksoi ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button