Lufta hibride, paralajmërimi i ekspertes: Çdo gjë është e mundur për sa kohë përdorim internetin
Nadia Elbasani, eksperte e Sigurisë Kibernetike në një intervistë në “News Line”, në ABC News, foli për zhvillimet e fundit, duke komentuar edhe reagimin e kryeministrit Edi Rama ndaj Iranit, të cili e akuzon se po mbështet protestën.
“Duhet të jemi të kujdesshëm, në marrëdhëniet që kemi pasur me Iranin e tregon se duhet pasur shumë kujdes. Të gjitha palët duhet të jenë të kujdesshëm dhe të mos tregohet një qasje agresive. Në momentin ku jemi rrjetet sociale tregojnë edhe qasjen që njerëzit u imponohet apo kanë. Lufta hibride është e kohëve të fundit, sepse nuk janë të gjithë luftërat fizike. Pra a ekziston mundësia? Për sa kohë përdorim internetin çdo gjë është e mundur. Normalisht besoj qasja duhet të jetë e kujdesshme dhe e shtrirë në kohë. Luftë hibride ka edhe mes shteteve të tjera dhe mund të përdoret si një start për të testuar se deri ku është limiti që një shtet toleron. Luftën hibride gjithë literatura e konsideron si pika e startit”, tha ndër të tjera Nadia Elbasani.
Gjithashtu ajo theksoi se dezinformimi është i dëmshëm dhe se qëllimi është që të krijojë zhurmë.
“E kam parë teknikisht të rrezikshme në 2021, kur patëm sulmin kibernetik dhe u shkëputën marrëdhëniet diplomatike me këtë shtet. AKSK-ja duhet të jetë shumë më vigjilente. Edhe në bashkëpunim me NATO, apo një organizatë ku jemi pjesë për t’u ruajtur nga sulmi kibernetik”, shtoi ajo.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.