🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 23 Tetor 2026
S&P 500 7,625 ▼0.51%
DOW 52,097 ▼1.46%
NASDAQ 25,987 ▼0.08%
NAFTA 102.31 ▲2.86%
ARI 4,006 ▼1.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
₿ CRYPTO
BTC $81,667 ▲ +0.04% ETH $2,409 ▲ +0.38% XRP $1.3150 ▼ -0.44% SOL $104.5600 ▲ +0.17%
S&P 500 7,625 ▼0.51 % DOW 52,097 ▼1.46 % NASDAQ 25,987 ▼0.08 % NAFTA 102.31 ▲2.86 % ARI 4,006 ▼1.35 % S&P 500 7,625 ▼0.51 % DOW 52,097 ▼1.46 % NASDAQ 25,987 ▼0.08 % NAFTA 102.31 ▲2.86 % ARI 4,006 ▼1.35 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
23 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Italia mobilizon qindra forca sigurie për të parandaluar protestat e dhunshme

ROMË, 23 tetor /ATSH-ANSA/- Autoritetet italiane po marrin masa për të parandaluar protestat e dhunshme dhe trazirat e reja këtë fundjavë, duke vënë në gatishmëri qindra forca sigurie, pas episodeve të dhunës që përfshinë disa qytete fundjavën e kaluar.

Masat e sigurisë janë forcuar në disa qytete, përfshirë Milanon, Romën dhe Torinon, nga frika se përplasjet e dhunshme mund të përsëriten edhe këtë fundjavë.

Sipas raportimeve, një numër i madh forcash shtesë të sigurisë janë vendosur në gatishmëri.

Në Milano dhe në qytete të tjera, protestat kundër kostos së lartë të jetesës, të cilat fillimisht ishin paqësore, përfunduan në dhunë.

Në sheshin “Piazza del Duomo”, pranë katedrales së Milanos, dhe në zonën përreth, të rinj, shumica të veshur me të zeza dhe me fytyrat e mbuluara, thyen vitrinat e dyqaneve dhe grabitën dyqane e supermarkete.

Pas trazirave të fundjavës së kaluar, qeveria e djathtë e kryeministres, Giorgia Meloni njoftoi se do të reagonte me vendosmëri.

Disa ditë më parë, qeveria miratoi një dekret për dërgimin e 500 trupave shtesë në Milano.

Sipas raportimeve, stacionet e trenave në rajonin e Lombardisë, ku ndodhet Milano, po mbikëqyreshin dhe kontrolloheshin sot rreptësisht.

Qëllimi është të pengohet mbërritja në qytet e grupeve të të rinjve, që mund të përfshihen në trazira.

Sipas gazetës “Corriere della Sera” në qendër të Milanos nuk do të lejohen demonstrata, ndërsa policia po përgatitet të kryejë arrestime parandaluese, për të shmangur incidente të mundshme.

Gazeta raportoi gjithashtu se në rrugë do të patrullojnë së bashku efektivë të policisë dhe ushtarë.

Për momentin, nuk po shqyrtohet vendosja e një shtetrrethimi, siç ka ndodhur në Francën fqinje.

Sipas gazetës, autoritetet italiane duan të shmangin paralizimin e jetës së përditshme në Milano.

Dyqanet, muzetë dhe stacionet e metrosë do të mbyllen vetëm nëse situata përkeqësohet dhe bëhet e nevojshme. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.