“Lufta jem e ka veç sulmin”, Gashi zbulon bisedën e Fehmi Lladrovcit me Adem Demaçin
Publicisti kosovar, Shkëlzen Gashi, ka ndarë një rrëfim nga intervistat që, sipas tij, i kishte zhvilluar me Adem Demaçin, lidhur me periudhën kur ky i fundit ishte Përfaqësues i Përgjithshëm Politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Gashi ka treguar se Demaçi i kishte thënë se kishte pasur synim që Fehmi Lladrovcin ta bënte komandant të përgjithshëm të UÇK-së.
Sipas tij, Demaçi dhe Lladrovci kishin qenë bashkëvuajtës në burgun e Stara Gradishkës, ndërsa Demaçi e thërriste atë me nofkën “Zharavë”.
Gashi ka rrëfyer edhe një bisedë që, sipas tij, Demaçi e kishte pasur me Lladrovcin pak para rënies së tij.
“Zharavë, lufta e ka sulmin, po e ka edhe tërheqjen”, citohet t’i ketë thënë Demaçi.
Lladrovci, sipas rrëfimit të Gashit, i ishte përgjigjur:
“E di, Baca Adem, po lufta jem e ka veç sulmin.”
Pas kësaj bisede, Demaçi, sipas Gashit, kishte kuptuar se Lladrovci ishte i vendosur të luftonte deri në fund.
“Aty e pashë se Fehmiu e kish sosë me dekë dhe se s’ishte rendi për komandant të përgjithshëm”, kishte thënë Demaçi, sipas rrëfimit të Gashit.
Në fund, Gashi e ka përshkruar Fehmi Lladrovcin si një prej njerëzve që, sipas tij, i qëndruan afër ideve dhe bindjeve politike të Adem Demaçit.
“Në Kosovë, për fat të keq, ka pasë shumë pak demaçistë e njani prej tyne ka qenë Fehmi Lladrovci”, ka shkruar Gashi./Telegrafi.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.