Politika

Lufta kundër informalitetit, Rama: Ka filluar të vijë era shtet

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në takimin e posaçëm të organizuar mes strukturave qeveritare që do të përfshihen në aksionin kundër informalitetit, theksoi se ka ardhur koha që qeveria të ndërmarrë reformat e domosdoshme.

“Për vite të tëra u është bërë bisht reformave të domosdoshme. Ka filluar të vijë era shtet. Po nisim një operacion kundër zinxhirit të hajdutërisë që shkencërisht quhet informalitet. Vullneti dhe vëmendja e qeverisë do të jenë maksimale. Jemi në luftë me informalitetin”, u shpreh Rama.

Ai shtoi se informaliteti “dëmton shumë procesin e rilindjes së organizmit të shtetit dhe shoqërisë”.

“Në të gjithë territorin e republikës do të shtrihet ky operacion dhe do të ketë një bilanc të përjavshëm, në mënyrë që të ndihmojmë sipërmarrjen që funksionon brenda kornizës ligjore. Ata që duan rroga dhe pensione më të larta, që duan investime, duhet të bëhen pjesë e këtij operacioni. Nuk e ekzagjeroj kur them se kjo është luftë për atdheun”, shtoi kryeministri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button