Bota

Lufta tregtare, aleatet gati “hakmarrjen” ndaj SHBA

Në një bisedë telefonike, presidenti i Francës i tha homologut të tij amerikan se tarifat amerikane janë të jashtëligjshme. Emmanuel Macron i tha Donadl Trumpit se BE do të përgjigjet në një mënyrë të vendosur të proporcionale.

Trump i justifikoi tarifat me pretendimin se prodhuesit amerikanë të çelikut dhe aluminit janë jetësorë për sigurinë kombëtare dhe kërcënohen nga tepria e ofertës globale. Por kjo logjikë u kundërshtua nga aleatët e SHBA.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha se pretendimet e Trump janë një fyerje. “Është e pamendueshme të konsiderosh Kanadanë një kërcënim ndaj sigurisë kombëtare amerikane”, deklaroi ai.

Edhe Britania e Madhe dënoi ashpër lëvizjen e SHBA, të cilën veçse e cilësoi absurde, tha se është thjesht proteksionizëm. Veç kundërshtimit të palëve të prekura drejtpërdrejtë nga tarifat, ra në sy edhe kundërshtimi nga republikanët e Trump. Kreu i Dhomës së Përfaqësuesve Paul Ryan tha se nuk ishte dakord me planin e qeverisë, pasi ai sipas tij shënjestron aleatët e SHBA, ndërsa Uashingtoni duhej të punonte me ta për të adresuar praktikat e padrejta tregtare nga vende si Kina.

Kanadaja ka planifikuar një rritje me 25% ndaj disa produkteve amerikane si raprezalje, po ashtu si Meksika. BE, veç një liste prej 10 faqesh me tarifa hakmarrje, gjithashtu tha se do ët ankohet ndaj SHBA në Organizatën botërore të Tregtisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button