Bota

“Luftën e nisi SHBA”, letra që një nga autorët e sulmeve të 11 Shtatorit i dërgoi Obamës

Khalid Shaikh Mohammed, një prej autorëve të dyshuar të sulmeve të 11 shtatorit 2001, ka akuzuar qeverinë amerikane se ka ndjekur “politika destruktive ndaj botës islame” dhe pohon se sulmet terroriste në Uashington dhe Nju Jork “ishin në përputhje me të gjitha ligjet universale dhe ishin një reagim i natyrshëm”.

“Nuk ishim ne ata që filluam luftën kundër jush më 11 shtator, por SHBA dhe diktatorët e saj në vendin tonë”, thuhet në letër.

Letra e Mohammad e shkruar për ish presidentin e SHBA-së, Barack Obama rreth vitit 2014 – 2015, kur autori i saj ndodhej në burgun e Guantanamos, është publikuar nga “The Miami Herald”dhe përmbajtja e saj është përhapur në media të ndryshme amerikane, -shkruan Dita.

Megjithatë, mesazhi i 18 faqeve për “kokën e gjarprit” ose presidentin e “vendit të shtypjes dhe tiranisë” nuk i është dërguar marrësit deri në momentin kur Guantanamo mori një vendim gjykate për të dërguar letrën disa ditë para se Obama të linte postin.

Ky është një nga 5 personat e akuzuar në kuadër të atentateve të 11-S. Në rast se deklarohet fajtor se është përfshirë në përgatitjen e sulmeve terroriste, Mohammad mund të dënohet me dënimin me vdekje.

Ai kaloi 3.5 vjet në një rrjet burgjesh sekrete të CIA-s, ku u torturua me metodën “nënujore” 183 herë dhe është ekspozuar ndaj teknikave brutale të marrjes në pyetje.

Sipas avokatit të të pandehurit, David Nevin, shkrimi i letrës u motivua nga dhuna në Rripin e Gazës dhe të territoret palestineze të pushtuara në 2014, gjë që shpjegon urrejtjen që përmbledh letra jo vetëm ndaj autoriteteve të SHBA-së, por edhe ndaj “pushtuesve hebrenj”.

Në të njëjtën kohë, autori është i bindur se krimet e tij aprovohen nga Zoti i myslimanëve, Allahu.

“Krimet e luftës të kryera në Palestinë që nga viti 1948 dhe ato që po ndodhin tani në Gaza janë tregues i qartë se pse ndodhi 11-Shtatori dhe pse mund të ndodhë përsëri në të ardhmen”, thotë Mohammad.

“Duart tuaja janë të përlyera me gjakun e vëllezërve tanë, motrave dhe fëmijëve të vrarë në Gaza”, i shkruan një prej autorëve të dyshuar të 11-Shatorit Obamës. Mohammad gjithashtu përmend “gjakun e  të pafajshmëve të cilët janë vrarë në sulmet në Vaziristan, Jemen, Irak, Libi, Afganistan dhe Somali dhe vende të tjera të botës, apo të atyre që ushtria vrau në Afganistan dhe Irak”.

Mohammed shkruan në letër se është i lumtur nëse do t’i duhet të rrijë “vetëm në dhomën e tij, duke adhuruar Allahun deri në fund të jetës”, edhe pse pranon se do të ishte akoma më i lumtur nëse “do t’i bashkohej Allahut, ose të shihte Sheikun Osama bin Laden në rast se do të ekzekutohej”.

Terroristi shfaqet i sigurt se vetë Allahu i ndihmoi “të kryente sulmet e 11-S, të shkatërronin ekonominë kapitaliste, t’i kapnin mat dhe të nxirrnin në pah gjithë hipokrizinë e pretendimeve të tyre të vazhdueshme për demokraci dhe liri”.

Në letër ai shprehet kundër të gjithë udhëheqësve të vendeve perëndimore, duke thënë se tipari kryesor që ata duhet të kenë është që te jenë “presidentë makiavelik dhe gënjeshtarë profesionistë”.

Konkretisht ai akuzon presidentin e SHBA-së se ka harruar premtimet e tij dhe vlerat thelbësore për të “vrarë armiqtë e tij pa gjyq dhe hedhur trupat e tyre në det”, “të arrestojë njerëzit pa u akuzuar për asgjë”  dhe duke mbrojtur torturat.

Dita

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button