☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,708 ▲0.21%
DOW 53,463 ▲0.22%
NASDAQ 26,331 ▲0.16%
NAFTA 84.85 ▲0.55%
ARI 4,549 ▲0.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $69,919 ▲ +8.75% ETH $2,264 ▲ +18.14% XRP $1.1113 ▲ +10.73% SOL $85.9800 ▲ +11.66%
S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 84.85 ▲0.55 % ARI 4,549 ▲0.08 % S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 84.85 ▲0.55 % ARI 4,549 ▲0.08 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Premier League

Luis Enrique bën “diplomatin” para finales së Champions-it: Arteta sjell pozitivitet në jetën time…

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, foli për faqen zyrtare të UEFA-s para finales së Champions-it ndaj Arsenalit, duke vlerësuar shumë skuadrën londineze dhe trajnerin Mikel Arteta: “Këtë herë ka presion, sepse besojmë se e meritojmë. Arsenali është ndërtuar sipas imazhit dhe filozofisë së Artetës, me bazë futbollin e posedimit të Pep Guardiolës. Është skuadra më e mirë në Europë në aspektin mbrojtës prej disa vitesh dhe shumë e rrezikshme në goditjet standarde”.

Spanjolli përgëzoi “Topçinjtë” për fitimin e Premier League: “E merituan plotësisht. Kanë zhvilluar një sezon të madh dhe ishin pranë triumfit në çdo kompeticion”. Luis Enrique vazhdoi: “Lojtarët tanë kanë profile më individuale, por dinë të luajnë edhe si ekip. Besoj se po flasim për dy ekipe të mëdha; bashkë me Bayern Munich janë tri ekipet më të mira në Europë”.

Më tej, Luis Enrique foli edhe për marrëdhënien personale me Artetën, me të cilin ka qenë shok skuadre te Barcelona: “Sa herë që e shoh Mikel Artetën, ai sjell pozitivitet në jetën time. Nuk kemi nevojë të flasim çdo ditë për ta ruajtur lidhjen. Ka energji pozitive dhe kujtoj gjithmonë me kënaqësi periudhën kur ishim bashkëlojtarë”.

Për Champions-in e fituar sezonin e kaluar, e para në historinë e klubit parizien: “Kur fiton trofe, siç bëmë ne vitin e kaluar, kur askush nuk e priste, ndjen një emocion të madh gëzimi dhe krenarie. Edhe tani ajo ndjenjë vazhdon të jetë aty. Nuk është vetëm fakti që fituam Champions-in dhe bëmë histori me Parisin. Erdha në klub me idenë: Objektivi im është të bëj histori, dhe ia dolëm. Ai kapitull tashmë është mbyllur. Duam të vazhdojmë të shkruajmë histori, sepse besojmë se kemi ende shumë për të arritur dhe kjo është e mrekullueshme”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.