🌦️
Tiranë 24°C · Rrebesh i lehtë 24 July 2026
S&P 500 7,408 ▼1.21%
DOW 51,712 ▼0.97%
NASDAQ 25,138 ▼2.15%
NAFTA 89.09 ▼3.36%
ARI 4,061 ▲0.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1387 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9295 EUR/ALL 93.8408 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4250 EUR/TRY 53.8299 EUR/JPY 186.35 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1387 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9295 EUR/ALL 93.8408 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4250 EUR/TRY 53.8299 EUR/JPY 186.35 EUR/CAD 1.6030
₿ CRYPTO
BTC $65,091 ▼ -0.92% ETH $1,887 ▼ -2.01% XRP $1.1074 ▼ -2.35% SOL $75.5700 ▼ -2.55%
S&P 500 7,408 ▼1.21 % DOW 51,712 ▼0.97 % NASDAQ 25,138 ▼2.15 % NAFTA 89.09 ▼3.36 % ARI 4,061 ▲0.28 % S&P 500 7,408 ▼1.21 % DOW 51,712 ▼0.97 % NASDAQ 25,138 ▼2.15 % NAFTA 89.09 ▼3.36 % ARI 4,061 ▲0.28 %
EUR/USD 1.1387 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9295 EUR/ALL 93.8408 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4250 EUR/TRY 53.8299 EUR/JPY 186.35 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1387 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9295 EUR/ALL 93.8408 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4250 EUR/TRY 53.8299 EUR/JPY 186.35 EUR/CAD 1.6030
24 Jul 2026
Breaking
Kosova

Lushtaku: Jam i pafajshëm, i persekutuar nga EULEX-i

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, dhe të bashkakuzuarit Ismet Haxha, Rrustem Rukolli, Rexhep Xhota, Fatmir Mjaku, Skender Tahiri, Bajram Dibrani e Sheremet Jashari, në Gjykatën Themelore të Prishtinës, po presin për fjalët përfundimtare, në rastin ku akuzohen për krim të organizuar dhe frikësim të dëshmitarëve të mbrojtur në rastin “Drenica 1”.

Gjykimi në këtë rast po vazhdon për pikat 16, 17 dhe 18 të aktakuzës, ndaj Sami Lushtakut, Ismet Haxhës, Rrustem Rukollit, Fatmir Mjakut, Rexhep Xhotës, Skender Tahirit, Sheremet Jasharit dhe Bajram Dibranit, për të cilët procedura ishte veçuar.

Prokurorja Florije Shamolli tha se çështja gjyqësore ka qenë e stërzgjatur, dhe sipas saj, e gjithë kjo ka ardhur si pasojë e disa gabimeve teknike procedurale.

“Dalëngadalë erdhëm deri te përfundimi i kësaj çështjeje gjyqësore të stërzgjatur, e cila aktakuzë ishte ngritur nga ish-prokurorët e EULEX-it, mirëpo për shkak të disa veprimeve, gabimeve teknike procedurale, ishte kjo arsyeja pse gjykata dhe prokuroria patën vonesë në zgjidhjen e kësaj çështjeje penale”, tha Shamolli.

Ajo shtoi se, meqenëse të akuzuarit nuk e kanë pranuar fajësinë, Prokuroria ka propozuar administrimin e provave materiale dhe dëgjimin e dëshmitarëve, “të cilët e vërtetojnë se këta të akuzuar kanë kryer vepra penale për të cilën ngarkohen sipas Prokurorisë”, u shpreh ajo.

Mbrojtësi i Sami Lushtakut, avokati Artan Qerkini, tha se Prokuroria po kërkon që trupi gjykues t’i besojë një dëshmitari, i cili sipas tij ka ndryshuar disa herë deklarimin e tij. Ai shtoi se në fjalën përfundimtare do të ndalet edhe te çështja e paraburgimit dhe pretendimet për ndikim mbi dëshmitarët.

“Ajo që ne kuptuam është se Prokuroria po kërkon nga trupi gjykues që t’i besohet një dëshmitari i cili paska dhënë një deklaratë në fazën e hetimeve, e paska ndryshuar atë deklaratë, paska kërku mjete financiare për me ndryshu deklaratën dhe këtu kur ka ardhur në këtë sallë gjykimi ka ndryshuar në mënyrë kontraverse. Në fjalën time përfundimtare do të fokusohem te çështja e paraburgimit dhe fakti se si ka mundësi të pretendohet se dikush që ka qenë në paraburgim paska pasur mundësi që ta organizojë një grup për me ndiku në dëshmitarë. Duke qenë se rregullat janë shumë të rrepta dhe paraburgimi vazhdimisht është monitoruar nga EULEX”, tha Qerkini.

Ndërsa, Lushtaku i kundërshtoi provat e prokurores Florje Shamolli, duke thënë se ndihet i pafajshëm.

“As spo du me akuzu, as me e sha, as me e fy zonjën prokurore e as trupin gjykues. Unë qe 13 vjet persekutohem nga drejtësia e EULEX-it pa argumente dhe pa fakte. Gjykimi im ka ndodhur për krime lufte, për çka kam marr një dënim prej 12 vjetëve dhe i kam mbajt 4 vjet burg dhe jam shpallur i pafajshëm. E di që kjo aktakuzë ju ka vesh kësaj gjykate si një këmishë e hekurt nga EULEX-i i cili ka pas qëllim e ka ditë fort mirë që këtu nuk ka bazë juridike që unë të akuzohem për diçka që nuk kam lidhje. As dëshmitari F, as dëshmitari C nuk kanë qenë dëshmitarë të drejtpërdrejt ndaj meje, po besoj që zonja prokurore e din shumë mirë këtë çështje. Një pjesë të këtyre nuk i kam njohur asnjëherë. Sheremetin e kam vendas por asnjëherë nuk kam pirë kafe. Prandaj për mua është e rëndësishme që unë e ndjej veten të pafajshëm”, tha ai. /KP/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.