☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 06 Tetor 2026
S&P 500 7,830 ▲0.71%
DOW 51,516 ▲0.48%
NASDAQ 27,658 ▲0.66%
NAFTA 89.40 ▼0.03%
ARI 4,191 ▲0.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $85,608 ▲ +0.38% ETH $2,696 ▼ -0.2% XRP $1.5043 ▲ +0.65% SOL $120.5400 ▲ +0.54%
S&P 500 7,830 ▲0.71 % DOW 51,516 ▲0.48 % NASDAQ 27,658 ▲0.66 % NAFTA 89.40 ▼0.03 % ARI 4,191 ▲0.81 % S&P 500 7,830 ▲0.71 % DOW 51,516 ▲0.48 % NASDAQ 27,658 ▲0.66 % NAFTA 89.40 ▼0.03 % ARI 4,191 ▲0.81 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
06 Tet 2026
Breaking
Kosova

LVV i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për kompetencat e Haxhiut pas skadimit të mandatit

Deputeti Adnan Rrustemi, në emër të 31 deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për sqarimin e kompetencave presidenciale pas përfundimit të gjashtë muajve të ushtrimit të detyrës nga Albulena Haxhiu.

Lëvizja Vetëvendosje i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarim se kush do t’i ushtrojë kompetencat e presidentit pas përfundimit të periudhës gjashtëmujore të ushtrimit të detyrës nga Albulena Haxhiu, raporton KosovaPress.

Në bazë të dokumentit që ka siguruar KosovaPress, kërkesa është dorëzuar më 6 tetor nga deputeti Adnan Rrustemi, në emër të 31 deputetëve të LVV-së.

Në kërkesë kërkohet të sqarohet situata që mund të krijohet nëse presidenti i ri nuk zgjidhet dhe Kuvendi shpërndahet për shkak të moszgjedhjes së presidentit. Një nga çështjet kryesore është kush do t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme, pasi kjo është një nga kompetencat e presidentit.

Deputetët e LVV-së kërkojnë që Gjykata të sqarojë se si do të vazhdojnë institucionet dhe procesi zgjedhor pas përfundimit të gjashtë muajve të ushtrimit të detyrës nga Haxhiu. Kërkesa e deputetëve është bërë një ditë pasi edhe vetë ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për të njëjtën çështje, sipas KosovaPress.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.