☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.95 ▲0.85%
ARI 4,201 ▼1.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,486 ▼ -2.02% ETH $1,630 ▼ -2.15% XRP $1.1205 ▼ -2.78% SOL $64.5500 ▼ -1.84%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Bota

Macron dhe Tsipras këmbëngulin që SPD të hyjë në koalicion me CDU/CSU

Jo vetëm CDU/CSU po përpiqet ta bindë SPD-në për koalicion, por dhe partnerët evropianë po ia kërkojnë këtë Martin Schulzit.

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri grek Aleksis Tsipras po këmbëngulin tek kryetari i SPD-së Martin Schulz që partia e tij të hyjë në koalicion me CDU dhe CSU për të krijuar qeverinë e re. Schulz tha për gazetën “Frankfurter Allgemeinen Sonntagszeitung” se kishte marrë mesazhe të tilla prej Macronit dhe Tsiprasit.

Macroni synon një reformim të BE-së dhe për këtë ka nevojë për ndihmën e Gjermanisë. Edhe Schulz mendon se socialdemokracia evropiane nuk mund të realizohet vetëm prej francezëve ose gjermanëve, por prej bashkëpunimit të të gjithëve. Edhe Tsipras qe shprehur në një mesazh se fjala është për ndryshime dhe reforma të vërteta.

SPD-ja nuk do të vihet nën presion

Edhe dy muaj pas zgjedhjeve Gjermania është ende pa qeveri të re. Por socialdemokratët thonë se nuk duan të vihen nën presion prej CDU dhe CSU-së pas dështimit të bisedimeve disajavëshe për koalicion që zhvilluan ata me liberalët dhe të gjelbrit.

Politikanë socialdemokratë thanë se edhe në vitin  2013 bisedimet për koalicionin e madh zgjatën nga shtatori deri në dhjetor, dhe për këtë nuk ka vend për të nxituar dhe për ta vënën veten nën presion. Sipas tyre SPD-ja është ende duke vendosur nëse do të jetë apo jo përsëri e gatshme për një koalicion të madh.

Kongresi i socialdemokratëve

Socialdemokratët mblidhen nga data 7-9 dhjetor në kongresin e tyre në Berlin, ku do të diskutojnë edhe për mundësinë e një koalicioni të madh me CDU/CSU-në, tolerimin e një qeverie pakice ose konstelacione të tjera.

Schulz tha se në kongres do të diskutohet për të gjitha mundësitë, sepse pas rezulatatit të dobët në zgjedhje SPD-ja donte të kalonte në opozitë. Por pas dështimit të bisedimeve për koalicion mes CDU/SCU, liberalëve dhe të gjelbërve është krijuar një situatë e re.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.