Tiranë 26°C · Pjesërisht vranët 26 August 2026
S&P 500 7,677 ▲0.32%
DOW 53,577 ▲0.3%
NASDAQ 26,151 ▲0.66%
NAFTA 80.96 ▼1.7%
ARI 4,727 ▲0.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146 EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146
₿ CRYPTO
BTC $78,871 ▲ +0.1% ETH $2,453 ▼ -1.03% XRP $1.4477 ▼ -2.28% SOL $97.3000 ▼ -0.44%
S&P 500 7,677 ▲0.32 % DOW 53,577 ▲0.3 % NASDAQ 26,151 ▲0.66 % NAFTA 80.96 ▼1.7 % ARI 4,727 ▲0.69 % S&P 500 7,677 ▲0.32 % DOW 53,577 ▲0.3 % NASDAQ 26,151 ▲0.66 % NAFTA 80.96 ▼1.7 % ARI 4,727 ▲0.69 %
EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146 EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146
26 Aug 2026
Breaking
Bota

Macron: Ushtria e Azerbajxhanit ka pushtuar territor armen, të tërhiqet menjëherë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka kërkuar që Azerbajxhani menjëherë t’i tërheqë trupat nga zonat kufitare me Armeninë, për të cilat ai tha se i kanë pushtuar territoret armene.

“Forcat e armatosura të Azerbajxhanit kanë pushtuar territor armen. Ato duhet të tërhiqen menjëherë. Popullit armen edhe një herë i them: Franca qëndron në solidaritet dhe do të mbetet e tillë”, shkroi Macron në Facebook në gjuhën armene.

Ai e komentoi mosmarrëveshjen kufitare mes Armenisë dhe Azerbajxhanit pasi bisedoi në telefon me kryeministrin në detyrë të Armenisë, Nikol Pashinian.

“Presidenti i Republikës e ritheksoi përkushtimin e Francës për integritetin territorial të Armenisë dhe e theksoi nevojën për një tërheqje të menjëhershme të trupave azere nga territori armen”, thuhet në deklaratën e zyrës së Macronit.

Sipas njoftimit të autoriteteve armene, Pashiniani e falënderoi Macronin për qëndrimin miqësor ndaj Armenisë dhe se dy liderët diskutuan për përpjekjet e vazhdueshme për t’i dhënë fund mosmarrëveshjes së nxitur nga lëvizja e trupave azere përgjatë disa pjesëve të kufirit.

Të mërkurën në mëngjes, forcat azere raportohet se kanë avancuar disa kilometra brenda provincës Syunik të Armenisë. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Armenisë, ato gjithashtu kanë shkelur dy segmente të kufirit mes dy vendeve të enjten, shkruan Free Europe, transmeton Gazeta Express.

Sidoqoftë, Azerbjaxhani tha se trupat e tij nuk kanë hyrë në Armeni dhe thjesht kanë marrë pozicione në anën azere të kufirit, në ato vende që nuk kanë qenë të qasshme gjatë muajve të dimrit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.