Bota

MADRID – Kreu i policisë katalanase para drejtësisë pas akuzave për kryengritje

Kreu i policisë së Katalonjës mbërriti sot në Audiencën Kombëtare të Madridit, një gjykatë e ngarkuar me çështjet e sigurisë kombëtare, ku ai është akuzuar për “kryengritje”, theksoi një gazetar.

Josep-Lluis Trapero u thirr ashtu si zëvendësit dhe krerët e dy shoqatave indipendentiste të Katalonjës për trazirat që u shoqëruan me arrestime dhe kontrolle në Katalonjë, ndërkohë që qeveria e rajonit parashikon shpalljen e njëanshme të pavarësisë.

Trapero, që zuri faqet e para të shtypit ndërkombëtar si drejtues i hetimit mbi atentatet xhihadiste që shkaktuar të paktën 16 të vdekur në Barcelonë dhe Cambrils, më 17-18 gusht nuk bëri deklarata.

Katër persona po ndiqen penalisht, Josep Lluis Trapero, Teresa Laplana, një tjetër zyrtar i policisë katalanase, Jordi Sanchez dhe Jordi Cuixart, president i shoqatave më të fuqishme separatistes Asambleja Kombëtare katalanas (ANC) dhe Omnium.

Drejtësia i ka thirrur si fajtorë në kuadër të një hetimi për kryengritje, lidhur me manifestimet e ndodhura më 20 dhe 21 shtator në Barcelonë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button