Kronika
Magazinë droge në Fushë Krujë, dy në pranga
Vetëm dy ditë pas operacionit të madh të policisë dhe prokurorisë ku u kanë 1.3 ton kanabis sativa, gjendet një tjetër magazine droge në Fushë-Krujë.
Mësohet se në fshatin Nikel janë sekuestruar 85 kg drogë e tharë dhe e paketuar gati për tu transportuar.
Në pranga kanë rënë dy persona. Po kështu policia po vazhdon operacionin në këtë zonë, ku pranë magazinës ka gjetur ende parcela të mbjella, pra drogë e pakorrur.
Janë asgjësuar deri tani 2 mijë rrënjë. Forca të shumta policie ndodhen në Fushë-Krujë.