☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 23 Shtator 2026
S&P 500 7,765 ▼0%
DOW 51,864 ▼0.36%
NASDAQ 27,244 ▲0.45%
NAFTA 91.12 ▲0.66%
ARI 4,342 ▼0.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093 EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093
₿ CRYPTO
BTC $85,399 ▼ -0.82% ETH $2,712 ▼ -1.67% XRP $1.5609 ▲ +0.9% SOL $116.1500 ▼ -1.32%
S&P 500 7,765 ▼0 % DOW 51,864 ▼0.36 % NASDAQ 27,244 ▲0.45 % NAFTA 91.12 ▲0.66 % ARI 4,342 ▼0.8 % S&P 500 7,765 ▼0 % DOW 51,864 ▼0.36 % NASDAQ 27,244 ▲0.45 % NAFTA 91.12 ▲0.66 % ARI 4,342 ▼0.8 %
EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093 EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093
23 Sht 2026
Breaking
Kosova

Mahmuti: Dhomat e Specializuara po rrezikojnë pavarësinë e Kosovës

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” kërkon nga institucionet e Kosovës shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, duke e lidhur këtë kërkesë me aktgjykimin e 16 shtatorit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Në një intervistë për Radio Dukagjinin, kryetari i kësaj qendre, Bardhyl Mahmuti, ka thënë se vendimi i Dhomave të Specializuara ka krijuar, një situatë që cenon rendin kushtetues dhe pavarësinë e Kosovës.

Mahmuti ka kërkuar që institucionet kompetente dhe të gjitha forcat parlamentare të mbështesin shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, ndërsa ka bërë thirrje edhe për zhbërjen e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

“Vendimi i 16 shtatorit ka krijuar një situatë të jashtëzakonshme që cenon rendin kushtetues, sepse vë në dyshim thelbin e shtetësisë dhe pavarësisë së Kosovës”, ka deklaruar Mahmuti për Radio Dukagjinin.

Sipas tij, institucionet e Kosovës duhet të reagojnë ndaj asaj që e konsideron rrezik për shtetin dhe pavarësinë e vendit.

“Bartësit e institucioneve të Kosovës e kanë për obligim të parandalojnë një rrezik të tillë dhe duhet të dalin publikisht para qytetarëve për të treguar se janë të vetëdijshëm për rrezikun që na kanoset”, ka thënë ai.

Mahmuti ka kundërshtuar edhe mënyrën se si, është trajtuar lufta e UÇK-së në aktgjykimin e 16 shtatorit. Ai ka thënë se organizata që ai drejton nuk synon të imponojë vendimmarrje politike, por të sensibilizojë opinionin publik për atë që e konsideron padrejtësi ndaj luftës çlirimtare.

“Shqetësimet tona nuk janë subjektive dhe nuk janë perceptime, por shqetësime reale. Lufta jonë e drejtë çlirimtare po kriminalizohet dhe nuk mund të heshtet përballë kësaj situate”, është shprehur Mahmuti.

Kërkesat e Qendrës, u janë përcjellë përmes adresave zyrtare elektronike përfaqësuesve institucionalë dhe politikë.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” thotë se synimi i saj është të sensibilizojë opinionin publik ndërkombëtar për krimet dhe gjenocidin e kryer nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë./RadioDukagjini/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.