☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 17 August 2026
S&P 500 7,786 ▼0.17%
DOW 53,732 ▼0.2%
NASDAQ 26,729 ▼0.28%
NAFTA 82.12 ▼0.34%
ARI 4,433 ▼0.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1564 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9403 EUR/ALL 92.9055 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3309 EUR/TRY 55.4152 EUR/JPY 184.14 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1564 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9403 EUR/ALL 92.9055 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3309 EUR/TRY 55.4152 EUR/JPY 184.14 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $62,860 ▼ -0.34% ETH $1,875 ▼ -0.41% XRP $0.9908 ▼ -1.11% SOL $74.5700 ▼ -1.08%
S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.12 ▼0.34 % ARI 4,433 ▼0.1 % S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.12 ▼0.34 % ARI 4,433 ▼0.1 %
EUR/USD 1.1564 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9403 EUR/ALL 92.9055 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3309 EUR/TRY 55.4152 EUR/JPY 184.14 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1564 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9403 EUR/ALL 92.9055 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3309 EUR/TRY 55.4152 EUR/JPY 184.14 EUR/CAD 1.6055
17 Aug 2026
Breaking
Kronika

Makina gjendet në Bovillë, por jo ai! Policia në ndjekje të 39-vjeçarit që vrau të riun në Paskuqan

9 qershor 2026 – Policia e Tiranës vijon ende kërkimet për 39-vjeçarin Sadik Llani, autor i dyshuar i vrasjes së 27-vjeçarit Ardian Baloshi, ngjarje e ndodhur mesditën e djeshme në Paskuqan.

Sipas verifikimeve të kamerave të sigurisë, policia ka arritur të gjurmojë itinerarin e tij në drejtim të liqenit të Bovillës. Forcat RENEA kanë kryer kontrolle gjatë natës në rreth 15 objekte, raporton gazetari Besar Bajraktaraj, por nuk kanë gjetur gjurmë të personit që ekzekutoi me kallash të riun.

Përveç zonës së Bovillës, kontrolle janë ushtruar edhe në zonën malore të Krujës. Operacionet e RENEA-s pritet të vijojnë edhe gjatë kësaj të marte.

Policia ka gjetur automjetin e autorit të braktisur pranë liqenit të Bovillës, por brenda tij nuk janë gjetur sende të kundërligjshme, as arma e krimit. Për zbardhjen e ngjarjes, policia ka marrë në pyetje 8 persona, të cilët nuk kanë dhënë detaje të vlefshme për grupin hetimor.

Krimi ndodhi për motive banale, pas një sherri mes viktimës e autorit në një kalçeto.

Policia e konsideron Llanin një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore e prandaj ka vënë shpërblim 10 mijë euro për këdo që ndihmon me informacion për vendndodhjen e tij.


Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.