☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 19 Tetor 2026
S&P 500 7,701 ▲0.54%
DOW 51,962 ▼0.08%
NASDAQ 26,407 ▲1.02%
NAFTA 97.28 ▼1.76%
ARI 4,181 ▲0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
₿ CRYPTO
BTC $82,266 ▲ +0.98% ETH $2,410 ▲ +0.57% XRP $1.3048 ▲ +1.68% SOL $104.7100 ▲ +1.76%
S&P 500 7,701 ▲0.54 % DOW 51,962 ▼0.08 % NASDAQ 26,407 ▲1.02 % NAFTA 97.28 ▼1.76 % ARI 4,181 ▲0.01 % S&P 500 7,701 ▲0.54 % DOW 51,962 ▼0.08 % NASDAQ 26,407 ▲1.02 % NAFTA 97.28 ▼1.76 % ARI 4,181 ▲0.01 %
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
19 Tet 2026
Breaking
Kronika

Makina përplas për vdekje të miturin në Korçë

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e një 3-vjeçari ka ndodhur në aksin Korçë–Ersekë, në fshatin Kamenicë.

Sipas Policisë, një automjet tip “Nissan”, i drejtuar nga një 76-vjeçar ka përplasur fëmijën dhe nënën e tij.

Fëmija i mitur ka ndërruar jetë në spital, ndërsa nëna e tij ndodhet nën kujdes mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Banorët e zonës kanë përshkruar momentin e aksidnetit, ndërsa thonë se pavarësisht ndihmës, fëmija nuk reagonte dhe nëna e tij ishte mbuluar nga balta.

“Dëgjova zhurmën. Sapo ikën nga shtëpia ime dhe dëgjova zhurmën që krisi, dy zhurma të mëdha krisën.E dëgjova, erdha në moment këtu, kur pashë fëmija ishte shtrirë në rrugë. E ëma po qante mbi fëmijën, e mbuluar komplet me baltë. Edhe e ndihmuam. I hodhëm ujë fëmijës,i vumë alkool që të marrë frymë, po ai nuk reagonte.
Atje ishte edhe drejtuesi i mjetit. Po rrinte me ne, çfarë të bënte? Të tërë aty në kokë ishim. Drejtuesi i mjetit tha “nuk isha me shpejtësi,nuk e di si më iku”. Unë po nuk e pashë nuk dyshoj,çfarë do dyshoj? Unë nuk isha këtu, e kam shtëpinë lart. Nëna dhe fëmija po iknin në anë të rrugës.
Iknin për në shtëpi, e kanë shtëpinë atje matanë”, tha dëshmitarja.

Më tej ajo theksoi se rruga ku ndodhi ngjarja ka qenë përherë problematike.

“Kjo rrugë është gjithmonë problem.Këtu është gjithmonë, janë bërë aksidente. Edhe vjet u bë aksident këtu më këtu më poshtë. Si vjet këtu, një vit atje më poshtë, çdo vit. Duhen bërë pengesa”, shtoi ajo.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.