🌦️
Tiranë 18°C · Rrebesh i lehtë 21 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 97.51 ▼0.32%
ARI 4,152 ▲0.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
₿ CRYPTO
BTC $84,695 ▲ +2.3% ETH $2,492 ▲ +1.87% XRP $1.3863 ▲ +3.92% SOL $108.1000 ▲ +1.34%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 97.51 ▼0.32 % ARI 4,152 ▲0.23 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 97.51 ▼0.32 % ARI 4,152 ▲0.23 %
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
21 Tet 2026
Breaking
Politika

Malaj: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Malaj, i ftuar në emisionin “Trialog” të Alba Alishanit në RTSH, ka theksuar se kërkesat legjitime të studentëve duhet të realizohen sa më shpejt, pa vonesa dhe pa diskutime të panevojshme.

“Ajo që mendoj që duhet bërë më mirë është që ato kërkesa legjitime që kanë studentët duhen bërë sa më parë. Nuk kanë nevojë që ne të zgjasim asgjë as të diskutojmë mbi ato, por të bëjmë fakt ato çfarë kërkohen sa më shpejt dhe të japim shembullin konkret që ne po i dëgjojmë edhe po i bëjmë”, deklaroi Malaj.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse protesta me etiketën e studentëve është vetëm e tyre apo e shqiptarëve në përgjithësi, deputeti bëri dallimin mes kategorive të protestuesve dhe theksoi se protesta është shembulli më i mirë demokratik.

“Shiko unë e përmenda në fillim unë ndava kategoritë sepse doja të isha i qartë për të përcaktuar për të ndarë kategoritë do ta bëjmë dhe ne sot. Protesta është shembulli më i mirë demokratik që ka një popull dhe të flasësh në emër të protestës është një e drejtë e jotja, por kur ti fjalën e një grupi protestues 1.000, 2000, 5.000, 10.000, 100.000 shtetas sa të duash sado qofshin e kthen në emër të popullit dhe thua dhe flet në emër të popullit kjo tejkalon çdo lloj kompetence të protestës. Protesta përfaqëson ata njerëz që janë në protestë dhe ata njerëz që edhe pse nuk janë aty fizikisht i mbështesin dhe kjo s’ka asgjë të keqe. Por kjo nuk legjitimon asnjë formë tjetër përtej dialogut dhe diskutimit që është jo ligjore që ta përdorësh në protestë për të arritur qëllimet e tua”, tha ai.

Në lidhje me mënyrën se si merret fati në dorë në një vend demokratik, Malaj theksoi se kjo bëhet vetëm me mjete demokratike.

“Si merret në dorë fati i dikujt sot në 2026nën në një vend demokratik? Një vend demokratik? Si merret në dorë fati vend demokratik? Vetëm me mjete demokratike. Në kufijtë e diktaturës nuk janë asnjë nga ato që u përmendën çfarë sepse janë të gjitha”, tha më tej Malaj.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.