Rajoni

Malazezi “terrorist”, gjermanët e kishin arrestuar me armë

Më datë 5 nëntor, një qytetar malazez u kap në Bavari me një arsenal armësh në makinë. Ai që duhet të ishte thjesht kontroll rutinë nxorri në dritë kallashnikovë, pistoleta, granata dore dhe lëndë shpërthyese, të gjitha të fshehura mirë në mjetin e tipit “Golf 5”, të drejtuar nga Vlatko K.

Në sistemin e navigimit të tij, thotë “Deutsche Welle”, u gjet si destinacion një adresë në Paris. Policise, Vlatko i ka thënë vetëm se ka dashur të shohë kullën Eiffel dhe se nuk ka pasur dijeni për armët që ishin brenda.

Ngjara rezulton të ketë ndodhur vetëm tetë ditë para sulmeve terroriste në Paris. Autoritetet gjermane i kanë informuar homologët malazezë me vonesë, vetëm më 10 nëntor, thuhet në Podgoricë.

Në Gjermani, shoqërimi i personit në fjalë është parë si një rast i izoluar i kontrabandës së armëve, pa lidhje me terrorizmin. Një politikan i lartë malazez, emri i të cilit nuk u publikua, pretendon në agjencinë e lajmeve “Mina”, se është një akuzë dashakeqe që një qytetar i vendit të ketë të bëjë me atentatet në kryeqytetin francez.

Ndërsa gazeta proqeveritare “Pobjeda” i cilëson raportimet e mediave gjermane si “propagandë”, që synon të pengojë dritën jeshile për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.

Policia malazeze ka nxituar të publikojë se Vlatko K, një i krishterë ortodoks, nuk ishte person i dyshuar për autoritetet. 51-vjeçari përshkruhet si njeri i varfër, që i ka fituar paratë me punë të rastësishme në fusha apo në vreshta.

Disa deputetë malazezë kanë kërkuar sakaq një ashpërsim të ligjeve me qëllimin që të jepen dënime për malazezët që marrin pjesë në luftë jashtë vendit dhe kthehen në vendlindje. Sipas dijenisë sonë, thonë ata, në Malin e Zi nuk ka kamp trajnimi për xhihadistët.

Por ndoshta vende ku kampe të tilla ekzistojnë janë ndoshta dy ose tre orë larg, duke iu referuar kështu Bosnjes, Kosovës dhe Maqedonisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button