☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 102.06 ▲2.16%
ARI 4,065 ▼0.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,452 ▲ +2.24% ETH $2,371 ▲ +2.69% XRP $1.3298 ▲ +2.6% SOL $102.6800 ▲ +3.01%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 102.06 ▲2.16 % ARI 4,065 ▼0.23 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 102.06 ▲2.16 % ARI 4,065 ▼0.23 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Mali i Tomorit, vendi i shenjtë ku besimi, tradita dhe drita bëhen një

Maja e Malit të Tomorit është ndriçuar mbrëmjen e kaluar nga fishekzjarret, në kuadër të ditëve të pelegrinazhit bektashi.

Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga atmosfera festive në majën e Tomorit, duke e cilësuar këtë vend si një hapësirë ku prej brezash ndërthuren besimi, tradita dhe simbolika shpirtërore.

“Vendi i shenjtë, ku prej brezash besimi, tradita dhe drita bëhen një”, shprehet Rama.

Ditët e pelegrinazhit në majën e Malit të Tomorit, konsiderohen ditë të shenjta për besimtarët bektashinj dhe çdo vit mbledhin mijëra pelegrinë nga Shqipëria, diaspora dhe vende të ndryshme të botës.

Besimtarët vendosin çadrat e tyre në këtë zonë, zhvillojnë ritualet tradicionale të festës dhe ngjiten në këmbë drejt majës së Malit të Tomorit.

Mali i Tomorit ka një rëndësi të veçantë për komunitetin bektashi. Sipas traditës, në këtë mal ndodhet varri i Abaz Aliut, figurë e rëndësishme e besimit bektashi dhe pjesë e traditës shpirtërore e kulturore shqiptare.

Megjithatë, ekzistojnë edhe versione të tjera historike që e vendosin varrin e Abaz Aliut në Qerbela. Pavarësisht këtyre interpretimeve, figura e tij mbetet një prej simboleve më të rëndësishme të pelegrinazhit bektashi në Malin e Tomorit.

Pelegrinazhi në Tomor është kthyer ndër vite në një ngjarje që ndërthur dimensionin fetar me traditën dhe trashëgiminë kulturore, duke tërhequr çdo vit mijëra vizitorë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.